Kastrati: Ushtria e FSK-së duhet të jetë profesioniste, e jo obligative

Politika

Kastrati: Ushtria e FSK-së duhet të jetë profesioniste, e jo obligative

Nga: D.B Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:09
Kadri Kastrati

Ndonëse që nga viti 2014 e deri me sot Lista Serbe dhe politika e Beogradit, kanë dhënë vetëm mesazhe negative, megjithatë Qytetarët e Kosovës dëshirojnë që Ushtria e tyre, të jetë me ndryshime kushtetuese,

Ish-komandantin i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Kadri Kastrati ka thënë për “ Bota sot” se të gjithë ne do të dëshironim që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë edhe me ndryshime kushtetuese por, të gjithë e dimë që Beogradi nëpërmjet përfaqësuesve të serbeve të Kosovës (Lista Serbe) nuk dëshirojnë që ti votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Ne kemi qenë të detyruar që FSK-së nëpërmjet ligjeve ti japim mandat ushtarak. Lista Serbe jo që nuk dëshiron ti votojë këto ndryshime, por janë duke bërë presion të madh negativ pjesëtareve të komunitetit serb, nëpërmjet kërcënimeve me likuidim fizik, presion familjeve të tyre, burgosje dhe marrje në biseda informative për ta lëshuar FSK-në dhe një mënyrë apo tjetër për të penguar FSK-në që ta bëjë transformimin e saj në Forcë Ushtarake.

Miqtë tanë ndërkombëtar e kanë kuptuar që Kosova në përgjithësi dhe FSK-ja në veçanti përmbushin të gjitha të drejtat e komuniteteve jo shumicë.

Sipas tij, ushtria e FSK-së duhet të jetë profesioniste, e jo obligative, pasi shumica e shteteve të NATO-s kanë hequr shërbimin obligativ për ti shërbyer në ushtri për arsye që është shumë e kushtueshme dhe e pa nevojshme ashtu që edhe Forca Ushtarake e Kosovës, nuk do ta ketë shërbimin obligativ.

“Forca Ushtarake do të jetë forcë multi-etnike, vullnetare dhe profesionale. FSK-ja ka kuadro të mjaftueshme për ta çuar përpara këtë proces, dhe jam shumë i bindur që FSK-ja dhe kuadrat e saja do të ndihmohen nga partnerët strategjik, në krye me SHBA-në  dhe NATO-n nëpërmjet KFOR-it, të cilët do të ndihmojnë në aspektin professional. Po ashtu FSK-ja ka kuadrat të cilët janë shkolluar, trajnuar, stërvitur, në qendrat më prestigjioze të NATO-s në Evropë dhe SHBA-në”, ka thënë Ish-komandantin i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Kadri Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat