Kosova para skenarëve të rrezikshëm, çka po “zihet” në negociatat sekrete?

Politika

Kosova para skenarëve të rrezikshëm, çka po “zihet” në negociatat sekrete?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 nëntor 2018 Në ora: 21:48
Robert Cooper

“Thënë të drejtën politikat e dialogut të derisotëm me Serbinë Kosova aspak nuk ka përfituar por vetëm është thelluar. Gjithçka në bisedime është bërë në dëm të shtetësisë së Kosovës, por kjo tani po dëmton edhe tersin territoriale të Kosovës dhe këtë situatë e ka sjellë Hashim Thaçi, i cili po e degradon vendin në raporte ndërkombëtare dhe në raport me Serbinë skajshmërisht”, ka thënë Millaku.

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper, ditë më parë ka shkruar një letër private dhe konfidenciale, me ç`rast edhe ka zbuluar disa nga prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.

Në krye të kësaj letre potencohet se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve,  por qëndron vetëm ideja që Serbia ta përvetësojë gjirin e saj Veriun e Kosovës, me të vetmin përfitim për Kosovën, njohja e saj nga pala serbe.

Opozita ketë po e konsideron si të frikshme, dhe krejt kjo sipas tyre është krijuar nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, me politikat e tij të gabuara.

Ndërsa, shoqëria civile mendon ndryshe. Sipas tyre, nuk do të ketë ndarje, por vetëm Asociacion të Komunave serbe.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat