Gashi: Sylejman Selimi po mbahet në burg me prova të montuara nga një psikopat

Politika

Gashi: Sylejman Selimi po mbahet në burg me prova të montuara nga një psikopat

Nga: A.M Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:24
Sylejman Selimi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën  “Bota sot” se ai e posedon letrën origjinale të shkruar nga Gjenerali Sylejman Selimi, në të cilën thuhet se rasti i tij është i montuar nga politikanët vendor e ndërkombëtar.

Ai ka thënë se, Gjenerali Sylejman Selimi po mbahet në burg me prova të montuara nga një psikopat me diagnozë të dëshmuar të skizofrenisë.

“Pasi kanë kaluar me tepër se 1825 ditë nga dënimi i padrejtë i Gjeneral Sylejman Selimi me prova të montuara , dhe duke e përdorur një psikopat me diagnozë të dëshmuar të skizofrenisë.! 

Image
Tomë Gashi

Dhe pasi kaluan 143 ditë të mbajtjes se tij në burg pa vendim të plotfuqishëm gjyqësorë, gjeneral Selimi në shenjë dëshpërimi për sistemin i cili qëllimisht dhe vetëm për shkaqe politike po e mbanë në burg, me këtë letër falënderuese heqë dorë për një kohë të caktuar në ushtrimin e mjeteve juridike përmes Avokatëve. Sigurisht që unë do të gjej mënyra për të vepruar në interes të daljes së tij sa më të shpejt në liri dhe ndoshta ka ardhur koha që shumë shpejt ata që i montuan provat kundër tij dhe që nuk i respektojnë as aktgjykimet e veta të përballen me drejtësinë e vërtet!”, ka përfunduar Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat