“Marrëveshja me Serbinë është e pamundur pa një trysni ndërkombëtare”

Politika

“Marrëveshja me Serbinë është e pamundur pa një trysni ndërkombëtare”

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Fadil Kajtazi

Marrëveshja me Serbinë është e pa mundur pa një trysni ndërkombëtare, e cila për shkak të rrethanave në gjeopolitikën globale nuk po duket në horizont.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se e vetmja zgjidhje në raport me Serbinë është nëse në Kosovë gjërat fillojnë të shkojnë për së mbari.

“Kjo konsiston se së pari duhet siguria e tërësisë territoriale në Kosovë e garantuar nga NATO dhe mese e ngutshme që të filloi një proces në fillimin e funksionimit të rendit dhe ligjit përmes të cilit do të ulet  niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu do të fillojë rritje e nivelit ekonomik, rritje e cilësisë së jetës së qytetarit, rritjes së cilësisë në shëndetësi, arsim etj. Thënë figurativisht, Serbia e njeh Kosovën vetëm atëherë kur buxheti i Kosovës arrinë në 5 miliard dhe këtë nuk ka kapacitet ta bëj partia e Thaçit dhe e Haradinaj. Ata për këto vite, përkundrazi instaluan mendësinë primitive të qeverisjes e cila po i venitë çdo ditë ardhmërinë këtij vendi”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat