Ushtria, Interpoli dhe Liberalizmi dhe mesazhet dëshpëruese që solli Kurz në Kosovë

Politika

Ushtria, Interpoli dhe Liberalizmi dhe mesazhet dëshpëruese që solli Kurz në Kosovë

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:05
Sebastian Kurz

Deklaratat e Kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz, në të cilat shpreh skepticizmin e tij për mundësinë e liberalizimit të vizave, formimit të ushtrisë dhe anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, i ka komentuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

“Kurtz shprehi skepticizem për këto tri çështje që Kosova po mundohet ti qojë përpara si çështjen e ushtrisë,  çështjen e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në interpol dhe barra e përgjegjësisë i bie qeverise dhe Presidentit të cilët bëjnë politika të gabuara dhe tërësisht të çakorduara pa strategji dhe pa angazhime të mirëfillta duke e vënë në vështirësi edhe faktorin ndërkombëtarë që tanimë e kanë të vështirë të na dalin në ndihmë”, ka potencuar Millaku për “Bota sot”.

Image
Drita Millaku

Deputetja e VV-së mendon se këto tri çështje duhet të trajtohen seriozitet pasi që duhet vendosmëri për të ndërmarrë veprime të përgjegjshme që duan guxim për të avancuar ato.

“Mendoj se këto tri çështje duhet trajtuar seriozisht dhe nuk janë fare të lehta për tu realizuar pasi që duhet vendosmëri për të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe të vendosura në drejtim të duhur dhe  të cilat dojnë mençuri dhe guxim për të avancuar çështjet”, ka theksuar Millaku për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo ka shtuar se qytetarët e Kosovës kanë dhënë mendimin e tyre përmes protestës dhe se çdo shtytje përpara e agjendës se Thaçit do të jetë shumë e rrezikshme për sigurinë e brendshme të vendit.

“Se qytetaret e kanë dhënë mendimin përmes protestës edhe për të gjithë faktorët ndërkombëtar edhe për ata të brendshëm. Çdo shtytje përpara e agjendës se Thaçit do të jetë shumë e rrezikshme për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe rajonit Kjo besoj që është mesazh i qartë”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat