Gjykata Speciale tregon se si do t’i mbrojë dëshmitarët

Politika

Gjykata Speciale tregon se si do t’i mbrojë dëshmitarët

Nga: D.RR Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:41
Gjykata Speciale

Dick Marty ka thënë se dëshmitarët e Gjykatës Speciale duhet të mbrohen nga policia apo EULEX, pasi sipas tij, ata mund të vriten.

Mirëpo, pikërisht Gjykata Speciale në një prononcim për “Bota sot”, kanë thënë se kjo gjykatë parashikon mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

“Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare. Për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve është ngritur një zyrë e posaçme për t’iu dhënë ndihmën e përshtatshme dëshmitarëve që mund të jenë të rrezikuar për shkak të dëshmisë së tyre, madje edhe personave që mund të jenë të rrezikuar prej dëshmisë së dhënë nga dëshmitarët. Ndër masat për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve përfshihen masa dhe marrëveshje sigurie që parashikohen në legjislacionin e Kosovës, mbajtja e seancave gjyqësore in camera me dyer të mbyllura ose private, dhënia e dëshmisë nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve të tjera të posaçme dhe mbrojtja e identitetit”, ka qenë përgjigja nga ta.

Ata tregojnë se çfarë do të bëjë Gjykata Speciale për t’i mbrojtur dëshmitarët.

“Gjithashtu, në Ligj kërkohet shprehimisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës të garantojnë mbrojtjen e dëshmitarëve të cenueshëm, ndër të cilët viktimat e dhunës seksuale dhe gjinore dhe fëmijët. Ndër masat mbrojtëse gjyqësore që urdhërojnë gjykatësit janë caktimi i pseudonimeve, ndryshimi i pamjes dhe i zërit, nxjerrja e vonuar e të dhënave identifikuese, dhënia e dëshmisë nëpërmjet videokonferencës dhe të tjera. Kjo temë trajtohet me hollësi në nenin 23 të Ligjit dhe gjithashtu në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave”, kanë nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat