Lajm i keq për Kosovën: Ulen gjasat për liberalizimin e vizave

Politika

Lajm i keq për Kosovën: Ulen gjasat për liberalizimin e vizave

Nga: N.A. Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 20:48
Ilustrim

Jeta Krasniqi nga KDI-ja pohon se, liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të bëhet sa më parë.

Mirëpo, sipas saj gjasat janë të ulëta që të ndodh një gjë e tillë për qytetarët e Kosovës.

“Në fakt është një çështje shumë e vonuar , pasi që Kosova ka nënshkruar MSA-në me Bashkimin Evropian që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave ndërsa ende nuk ka lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe kjo në një farë mënyre shkon në kundërshtim. E di që Kosova ka pasur kritere më shumë se të gjitha vendet e tjera. Kosova vetë është vonuar në përmbushjen e këtyre kritereve , deri sa e ka përmbushur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi dhe e ka përmbushur kriterin për sundimin e ligjit dhe korrupsionit, por tani BE- duhet të përgjigjet pozitivisht ndaj progresit që Kosova ka bërë dhe sa më parë të marr hapa që qytetarët e Kosovës të lëvizin  lirshëm”, ka thënë ajo.

Tutje, Krasniqi ka theksuar se në qoftë se Kosova merr njohje reciproke nga Serbia, ajo do të njihet edhe nga 5 shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Image
Jeta Krasniqi

“Në raportin mes Kosovës dhe BE-së dhe në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi konsiderojë se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një pozicion dytësorë, të ndërtojë një pozicion të qartë karshi Kosovës për sa i përket asaj se çka pret dhe çka nënkupton vetë BE me procesin e normalizimit , pra nësë BE do të kërkojë njohjen formale nga ana e Serbisë për Kosovën si kusht nga ana e Serbisë për ta përmbushur kriterin e saj drejt BE-së. Në të njëjtën kohë BE duhet të ketë pozicionin e saj lidhur me disa shtete që nuk e kanë njohur ende , nëse eventualisht arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë atëherë Kosova të siguroj njohjen e 5 shteteve jo njohëse dhe të garantohet rrugëtimi i qartë drejt Bashkimit Evropian dhe gjitha shtetet tjera të BE-së”, ka shtuar ajo.

“Besoj që Kosova duhet të përcaktojë qartazi kërkesat e saj dhe të ndërtojë një konsensus të brendshëm politik për ti mbështetur dhe ti shtyrë përpara  kërkesat që ka qoftë ndaj BE-së qoftë në kuadër të dialogut me Serbinë, në momentin që ndërtohet ky konsensus atëherë dhe pozicioni i Kosovës do të fuqizohet karshi BE. Dialogu duhet të shihet si një mënyrë që Kosova ti përmbyllë të gjitha çështjet me Serbinë ,duke marrur njohjen reciproke nga ajo, njohjen nga 5 shtetet tjera të BE-së, rrugëtimin e saj në BE dhe anëtarësimin në OKB. Pra Kosova duhet ta shohë si ta përdorë këtë proces për interesin e saj shtetëror dhe të qytetarëve të Kosovës duke bërë kërkesat e saj të qarta ndaj BE-së por në të njëjtën kohë ti kryej edhe obligimet që ajo ka”, ka thënë Krasniqi.

Në fund, Jeta Krasniqi nga KDI ka shtuar se gjasat për liberalizim të vizave janë të ulta.

“Po duket që gjasat janë të ultë pasi që pamë edhe deklaratën e kancelarit austriak Sebastian Kurz i cili tha se ka skepticizëm nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian pra kjo nuk është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, BE duhet ti përgjigjet pozitivisht qytetarëve të Kosovës pasi që ata kanë kryer detyrën e vetë dhe nuk mundet që qytetaret e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkan sa i përket mos lëvizjes së lirë” ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat