Tomë Gashi me një paralajmërim të fortë për dëshmitarët e Speciales

Politika

Tomë Gashi me një paralajmërim të fortë për dëshmitarët e Speciales

Nga: D.RR Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:32
Tomë Gashi

Avokati i njohur Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar rrezikun e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, pasi senatori zviceran Dick Marty, deklaroi se ata mund të vriten.

Gashi beson se kjo nuk do të ndodh, por thotë se normalisht dëshmitarët mund edhe të vriten. Ai thotë se ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve duhet të zbatohet strikt.

Normalisht që dëshmitarët mund edhe të vriten, por unë besoi se kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë, tani më jemi 19 vite në liri dhe 10 vite kemi shtet të pavarur. Edhe institucionet relevante kanë tani përvojën e duhur se si duhet të mbrohen dëshmitarët. Po ashtu kemi edhe ligjin për mbrojtjeje të dëshmitarëve e që duhet të zbatohet shume strikt”, ka thënë ai.

Gashi thotë se problemi kryesor është që dëshmitarët të joshen me një jetë të mirë jashtë vendit, e kësisoj të deklarojnë rrejshëm para gjyqtarëve.

“Problemi mund të jetë se dëshmitarët a do të joshen të deklarojnë rrejshëm për të fituar një jetë më të mirë jashtë Kosovës që në disa raste të profileve të larta, atyre do të ju bëhet kjo ofertë”, është shprehur Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat