Krasniqi: Bardhyl Mahmuti thërret për vrasje, pas dy orësh vritet koloneli Ahmet Krasniqi”

Politika

Krasniqi: Bardhyl Mahmuti thërret për vrasje, pas dy orësh vritet koloneli Ahmet Krasniqi”

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Ahmet Krasniqi dhe Bardhyl Mahmuti

Përballja me komente ishte pikërisht fillimi i një kacafytje verbale në mes të Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë dhe ish-përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politologut Bardhyl Mahmuti.

Krasniqi e akuzon Mahmutin për vrasje, të paktën kështu thotë ai. Këtë deklaratë e mbështet në dëshmitarët e tij, të cilët ishin prezent kur Mahmuti ka thënë në Malmo, se do ta vrasin kolonelin Ahmet Krasniqin, e pas dy orësh koloneli u vra në Tiranë. Vrasje e tij konsiderohet politike, kurse deri tash askush nuk u dënua. Kurse Mahmuti duke folur për gazetën “Bota sot”, ka ftuar Krasniqin që të paraqes faktet

Debat të ashpër kanë zhvilluar mes vete dy protagonistë të kohës së luftës në Kosovë.

Njëri ish-bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi e tjetri ish-përfaqësues i UÇK-së.

Gjithçka mes tyre nisi nga Facebook-u.

Image
Sefedin Krasniqi

Përballja me komente ishte pikërisht fillimi i një kacafytje verbale në mes të Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë dhe ish-përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politologut Bardhyl Mahmuti.

Krasniqi e akuzon Mahmutin për vrasje, të paktën kështu thotë ai. Këtë deklaratë e mbështet në dëshmitarët e tij, të cilët ishin prezent kur Mahmuti ka thënë në Malmo, se do ta vrasin kolonelin Ahmet Krasniqin, e pas dy orësh koloneli u vra në Tiranë. Vrasje e tij konsiderohet politike, kurse deri tash askush nuk u dënua.

“Dick Martyn nuk guxon ta padis as Hashim Thaçi as Bardhyl Mahmuti”

“Dick Martyn nuk guxon ta padis as Hashim Thaçi as Bardhyl Mahmuti, sepse të dytë e dinë përfundimin. Bardhyli e paska realizuar një foto me të dhe kjo i mjafton ta këtë për histori. Në fakt, Bardhyli po ka dëshirë të çoj pluhur për naivët dhe për të painformuarit mirë, sepse edhe ky e di shume mirë që nga këndi i Marty-t dhe praktikes zvicerane, termi albanofon është në rregull, sepse e gjithë CH banohet nga gjermanofonet, frankofonet dhe italofonet...Megjithatë, nëse do të ketë një përballje në mes të Marty-t dhe Bardhylit, për çka s’besoj aspak, do të mundohem të jem i pranishëm. Nëse Bardhyli do ta çoj të vërtetën deri në fund, mund t’ia bëj gjyqin këtij parlamentari të CH”, shkruan Sefedin Krasniqi në një koment, pas të cilit kishte reaguar menjëherë Bardhyl Mahmuti.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bardhyl Mahmutit.

Mahmuti: Marty militant

“Në ndërhyrjen time gjatë promovimit të librit të Dick Martyt theksova se në të gjitha intervistat e veta, në “raportin për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë” dhe në librin e fundit të tij sa herë që flet për përkatësitë etnike në Kosovë, Dick Marty përdor termet “albanofonët” dhe “serbët” dhe shtrova pyetjen nëse është neutral një qëndrim i tillë. Për politikanin “neutral” të Zvicrës, Dick Martyn, populli shqiptar i Kosovës nuk është popull! Në gjuhën e këtij militanti, ata konsiderohen vetëm si “shqipfolës” sepse, sipas interpretimit të tij, “në të drejtën ndërkombëtare, vetëvendosja e popujve i nënshtrohet një sërë kushtesh. Sidomos, një popull duhet të njihet si i tillë”, ka thënë Mahmuti në reagimin e tij.

Ai tutje shprehet se “Sefedin Krasniqi e di fare mirë se “gjuha është prej tulit”, por në politikë dhe sidomos në rastin e Kosovës, ajo kullon gjak sa herë përdoren terme që fshehin tendencën për t’i mohuar shqiptarëve të drejtën për të qenë shtet i pavarur”.  

Por, menjëherë pas kësaj, Krasniqi e ka akuzuar Bardhyl Mahmutin për vrasje. Sipas tij, Mahmuti ka thënë publikisht se “do ta vrasim Ahmet Krasniqin”.

Lajmërohet vrasja e Ahmet Krasniqit

“Vrasje e Ahmet Krasniqit është vrasje e lajmëruar, sepse dy herë në Suedi, në tubime të bashkatdhetarëve, Bardhyl Mahmuti e ka thënë, pa asnjë hezitim, "do ta vrasim Ahmet Krasniqin".  Madje herën e dyte e ka thënë vetëm disa orë para vrasjes së kolonelit në Tiranë. Pra, nëse Gjykata Speciale do ta trajtojë edhe vrasjen e kolonelit, e sipas të gjitha gjasave po, atëherë Bardhyl Mahmuti duhet të ftohet si dëshmitar për të treguar se nga e kishte marrë informatën, kur, ku dhe nga kush ishte marrë vendimi, sepse Bardhyli ka folur në cilësinë e përfaqësuesit politik të UÇK-së!? Njerëzit që ia kanë bërë pyetjen janë gjallë. Hydajet Hyseni ka qenë i pranishëm gjithashtu! Këto dite, personalisht, do t'i shkruaj prokurorit Smith”, ka thënë në shkrimin tjetër Krasniqi.

Por, edhe kësaj, ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti i kundërpërgjigjet. Kësaj radhe për gazetën “Bota sot” e fton Krasniqin që nëse ka prova le t’i bën publike para opinionit shqiptar.

Mahmuti fton Krasniqin t’i paraqet provat

“Fatkeqësisht disa njerëz që nuk kanë tjetër zanat pos shpifjeve përpiqen me shpifje skandaloze të tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Me fundërrina të kësaj natyre nuk merrem. Reagimin e parë e kam bërë për arsye se ka komentuar në faqen time të Facebookut dhe ky reagim kishte për qëllim që të mbyllte mundësinë e manipulimit me ata që nuk e dinë përdorimin tendencioz të termit “albanofonë” nga ana e Dick Martyt. Për kërkesën publike që i ka bërë Gjykatës Speciale ai do të duhej t’ua dërgonte provat. Madje pasi që bëhet fjalë për një tubim në Suedi, këto “prova” do të ishte mirë t’i bënte publik edhe para opinionit shqiptar”, ka thënë Mahmuti për gazetën “Bota sot”.

Image
Bardhyl Mahmuti

Por, Mahmuti menjëherë pas kësaj e ka marrë kundërpërgjigjen nga Sefedin Krasniqi, i cili thotë se, Bardhyli ka qenë “me mish e me shpirt dhe ka mbetur enverist si të gjithë anëtaret e LPK-së, bijës më besnike të PPSH-së”.

“Poshtërsia dhe tradhtia duken qartë kur i shkon dikujt në promovim të librit dhe i bënë lutje për një foto dhe ia dhuron për herë të dytë librin tënd, e të nesërmen i meshon thikë pas shpine duke e goditur për përdorimin e fjalës albanofon, por nuk guxon t’i thuash pse në libër flet për bandat e UÇK-së e shumë gjëra tjera”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

“Do ta vrasim burrin e shk.. Ahmet Krasniqin”

Ndërsa, sa i përket Suedisë, Krasniqi thotë se, ka qenë dy herë dhe dëshmitar me të besueshëm që ka qenë prezent është Sinan Kastrati.

“Por, i pari që më ka thënë për këtë hajvanllëk të Bardhylit ka qenë Sabri Novosella, dhe njeriun me të besuar Shefqet Krasniqin. Këtë më konfirmoi edhe Sinan Kastrati, se Bardhyli ka thënë se do ta vrasim burrin e shk..  Ahmet Krasniqin, në lokalin e Shoqatës “Liria” në Malmö, dy a tri orë para se të vritet Ahmeti në Tiranë”, pohon Krasniqi.

Ai tregon edhe lidhjet e ngushta të Mahmuti me politikanët e Kosovës.

“Lidhjet e tij kanë qenë të ngushta me Hashim Thaçin dhe Veselin, Xhavit Halitin dhe Bedri Zenel Islamin, në kuadër të LPK-së. Pas çlirimit ka qenë ministër i MPJ në qeverinë e përkohshme të Thaçit. Më vonë Thaçi e ka shkelmuar. Me Ramushin nuk ka pasur ndonjë lidhje të ngushtë, sepse Haradinaj në atë kohe s’ka qenë kërkushi. Më vonë, pas vrasjes së Luanit filluan ta vlerësojnë këta të LPK -së në mungesë të anëtarësisë dhe njerëzve me vlera. Ndërsa, me Jeton Lleshin nuk di çfarë e lidhë, sepse atë njeri nuk e njoh. Kur ka shkruar “Bota sot”, e kam mësuar emrin e tij, por të gjithë i kanë takuar LPK-së, organizatë e cila është marrë me krime të të gjitha llojeve”, përfundon Sefedin Krasniqi.

Mahmuti të ftohet nga Gjykata Speciale

Image
Faton Mehmeti

Për këtë çështje, ka folur edhe analisti politik Faton Mehmeti, i cili është shprehur se, Bardhyl Mahmuti ka shumë për të treguar, pasi ishte ndër të parët e angazhuar në UÇK, si rrjedhojë e aktivitetit të tij në LPK.

“Pra, kur dihet se LPK-ja ishte anti LDK, me gjasë njerëzit e LPK-së janë të përfshirë në këtë vrasje të Kolonel Ahmet Krasniqit. Ky njeri që ishte edhe ndër të parët që bashkë me Hashimin themeluan PPDK, që sot është PDK, ka shumë njohuri për të gjitha vrasjet gjatë dhe pas luftës, andaj duhet me çdo kusht që të ftohet nga Gjykata Speciale për të folur për të gjitha krimet që janë bërë ndaj aktivisteve të LDK. Gjithashtu duhet folur edhe për vrasjen e Agim Ramadanit, e me gjasë mund të jetë vrarë jo nga serbët por nga njerëz të LPK, brenda UÇK. Ka shumë krime që Mahmuti mund të jep informacione, andaj duhet që Gjykata Speciale me apo pa dëshirë të merr Bardhylin për të dëshmuar. Ky njeri nuk është i pastër, dhe mund të jetë nder organizatorët edhe të trazirave të marsit te 2004, Gjykata Speciale vetëm duke detyruar njerëz si Bardhyli të dëshmojnë mund të gjej të vërtetën, për çka edhe po flitet se është krijuar”, përfundon Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat