Thaçi i hidhëruar me taksen kundër Serbisë: Veprimin e tij as Rrahman Morina nuk do e kishte bërë!

Politika

Thaçi i hidhëruar me taksen kundër Serbisë: Veprimin e tij as Rrahman Morina nuk do e kishte bërë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Thaçi e quan të rrezikshme taksën ndaj Serbisë, thotë se s’bën të prishemi me ndërkombëtarët

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendin që të rritë taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare

Pas kësaj kemi pas reagime të shumta edhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa sot ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili e ka quajtur hap jo të duhur vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Image

Hashim Thaçi, nga Parisi, ku është duke qëndruar me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore, duke përmendur reagimet e Bashkimit Evropian rreth vendosjes së kësaj taksës, Thaçi ka bërë me dije se vendimet e tilla nuk i sjellin të mira vendit.

“Ne duhet të shikojmë në interesin tonë shtetëror. Duhet të punojmë me përgjithësi të mëdha me veprime balancuese që janë në interes të klimës dhe kultivimit të interesit shtetëror. Diçka e tillë nga ana e autoriteteve evropiane veç është një deklarim i tyre, ajo që potencoj është se duhet të shikojmë që të punojmë dhe të krijojmë argumente që BE dhe Amerikan të na mbështesin, e jo argumentet që e komplikojnë mbështetjen e tyre para mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur ai.

Pas taksës ka kërcënuar edhe Lista Serbe për dalje nga Qeveria.

Vërja e taksës për produktet serbe dhe atyre të Bosnjës për 10 përqind ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali e shoh si një lojë në mes të Qeverisë e cila e aktron disidentin, pra një lojë teatrale asgjë më shumë.

Tali thotë se, sikurse Ramush Haradinaj ta kishte përnjëmend këtë punë ka pas mënyra tjera se si t’i bojkotoj produktet serbe.

Image
Driton Tali

“Pra është një iniciative që në fillim e destinuar për të dështuar. Gjithmonë duke pas parasysh aktrimin e zotit Haradinaj në lidhej me demarkacionin. Reagimi i Hashim Thaçit është tipike për të, sepse ashtu siç e kam thënë z. Hashim Thaçi në mes të ballafaqimit me Gjykatën Speciale për krime të luftës dhe bashkëpunimit (shërbimit) me Serbinë ka vendosur apo ka zgjedhur t’i shërbej Serbisë”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, gjithçka që shkon kundër interesit të Serbisë, Serbia nëpërmjet z. Thaçi do ta kundërshtoj.

“Por kemi fatkeqësisht një kryeministër shumë të dobët për të cilin posti kryeministror është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër, andaj edhe ai sillet konform kësaj dëshire të tij për të qenë kryeministër, edhe pse taksa 10 përqind realisht nuk do ta dëmtonte importin nga Serbia”, shprehet ish deputeti.

Tali thekson se, shumë prodhues të Kosovës fare nuk kanë të drejtë të eksportojnë në Serbi për shkak të origjinës së prodhimit.

“Prandaj këtu ka shumë për të diskutuar, në aspektin e CEFTA-s prodhuesit e Kosovës diskriminohen negativisht, kundrejt prodhuesve serb. Por megjithatë kjo taksë që është bërë sa për sy e faqe nuk e zbutë aspak, edhe pse nuk do të jetojë gjatë”, potencon ai.

Sa i përket ngjarjes së Parisit, nga ku presidenti Thaçi e mbajti konferencës e tij, ku pritet të marrin pjesë edhe liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota, Tali thotë se këtë takim duhet shikuar nga misioni i tij që ka marrë përsipër.

“Takimin e Hashim Thaçit në Francë duhet ta shikojmë konform misionit të tij që ka marrë në raport të realizimit të planeve të Serbisë në Kosovë. Hashim Thaçi me këtë ndarje apo korrigjim nuk është ka bën asgjë tjetër pos që është ka tenton ta përfundoj një punë të cilën e filloi në vitin 1999 menjëherë pas luftës në Kosovë”, thotë tutje Tali.

Ai thotë se Thaçi po e zyrtarizon punën që e ka filluar që 19 vite.

“Hashim Thaçi ishte ai i cili e ndau Mitrovicën, sipas kërkesës së Serbisë të artikuluar nga KFOR-i francez (DGSE), pra thënë shkurt një punë që e ka filluar para 19 viteve tash do ta përfundoj dhe zyrtarizoj juridikisht”, pohon ai.

Ai duke ia përmendur bashkëpunimin me shërbimet e huaja kundër Kosovës, thotë se as Rrahman Morina nuk e kishte bërë atë se çka po bën Thaçi.

“Shihet fakt se Serbia ka fakte të fuqishme kundër z. Thaçi, ia ka kap bishtin me derë, përndryshe njeriu me mend në krye nuk i bën këto veprime si Thaçi, as Rrahman Morina nuk kishte bërë kështu si bën Thaçi që ka qenë njëri nga udhëheqësit e UÇK-së", përfundon Driton Tali.

Ndryshe, pas ngritjes nga Kosova të tarifës së importit për Serbinë, BE-ja ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të qeverisë së Kosovës për të shtuar taksat për mallrat serbe.

Maja Kocijanqiq, ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të së martës të qeverisë së Kosovës, për futjen e tarifave shtesë për produktet e Serbisë dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës, një vendim që ka hidhëruar edhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat