Krasniqi: Taksa për produktet serbe të rritet, të mos biem pre e propagandës së Thaçit

Politika

Krasniqi: Taksa për produktet serbe të rritet, të mos biem pre e propagandës së Thaçit

Nga: G.B Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës është jo i duhur.

Derisa përmendi reagimet e Bashkimit Evropian rreth vendosjes së kësaj taksës, Thaçi bëri me dije se vendimet e tilla nuk i sjellin të mira vendit.

“Ne duhet të shikojmë në interesin tonë shtetëror. Duhet të punojmë me përgjithësi të mëdha me veprime balancuese që janë në interes të klimës dhe kultivimit të interesit shtetëror. Diçka e tillë nga ana e autoriteteve evropiane veç është një deklarim i tyre, ajo që potencoj është se duhet të shikojmë që të punojmë dhe të krijojmë argumenteve të BE dhe amerikan na mbështesin,  e jo argumentet që e komplikojnë mbështetjen e tyre para mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur Thaçi.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot“ se Serbia duhet ta ndalojë Serbinë me shantazhet ndaj Kosovës dhe jo të bëjë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës, derisa shton se po ashtu BE duhet të jetë më e mëshirshme me popullin e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Image
Faik Krasniqi

“BE-ja duhet ta ndalojë Serbinë që në çdo formë të mundshme po e shantazhon dhe po e lufton shtetin e Kosovës, dhe jo të bëjë presion ndaj neve që po i mbrojmë prodhimet tona. Njëkohësisht BE-ja duhet të tregohet më e mëshirshme në raport me popullin e Kosovës për heqjen e regjimit të vizave, dhe jo ta ndëshkojë popullin për faj të kësaj klase politike të korruptuar, ndaj të cilëve nuk është duke marrë asnjë masë ndëshkuese rreth lëvizjes së lirë”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, taksa nuk duhet të hiqet por të rritet, derisa të ndryshojë qasja e BE-së dhe Serbisë ndaj nesh, duke shtuar se nëse biem pre e propagandës së Thaçi, BE do t’i prishë marrëdhëniet me Kosovën dhe ne do t’i japim para Serbisë që të luftojë shtetësinë e Kosovës.

“Taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet. Përkundrazi. Ajo taksë duhet të rritet akoma më shumë, deri sa atëherë kur Serbia dhe BE-ja të ndryshojnë qasje ndaj nesh. Nëse bien pre e propagandës së Hashim Thaçit se për shkak të kësaj takse të vendosur ndaj Serbisë, BE do t'i prishë marrëdhëniet me Kosovën, Serbisë do t'i japim bonuse shtese që me paratë tona ta luftojnë shtetësinë e Kosovës. BE-ja duhet ta ndërpresë përkëdheljen e vazhdueshme që është duke i bërë Serbisë. Në të kundërtën STOP bisedimeve me Serbinë”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat