Qeverisja me aktakuza e Haradinajt, 6 ministra të akuzuar

Politika

Qeverisja me aktakuza e Haradinajt, 6 ministra të akuzuar

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Ramush Haradinaj me kabinetin e tij

“Kemi të bëjmë me çështje morale/ etike e jo ligjore. Se kështu ka qenë dhe kështu ka mbete që të kemi ministra me akuza të ngritura nga prokuroria. Dhe  kështu do të mbetet deri sa të bëhet detyrim ligjore që po u ngrit akuza ai ministër siç thotë Ramush Haradinaj lirohet nga detyra apo popullorçe ai shkon te shpija.. Por disa edhe nuk shkojnë te shpija hiq veç e ndërrojnë shefin dhe mbesin afër zjarrit për tu ngroh me të mirat që i sjell të qenurit pjesë e qeverisë”, ka potencuar avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

Vetëm pak ditë pasi u emëruar në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , i është bashkëngitur listës së ministrave të Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët janë nën akuza apo që janë përballur me organet e drejtësisë.

Me Ekrem Mustafën, i cili është i ngarkuar me një aktakuzë për veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”,  bëhen shtat ministra të Qeverisë Haradinaj, nën aktakuza.  Duke filluar nga i parafundit,  Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë,  i cili është ngarkuar  me një aktakuzë, për të vazhduar me ministrat e tjerë si, Dardan Gashi, zëvendëskryeministri  dhe ministri i Diasporës, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,.Valdrin Lluka, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës pak muaj më parë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat