“Veseli, Haradinaj dhe Limaj në kthetrat e Thaçit falë lakmisë për pushtet”

Politika

“Veseli, Haradinaj dhe Limaj në kthetrat e Thaçit falë lakmisë për pushtet”

Nga: N.H Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:47
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në një udhëkryq të madh.

Sipas Millakut, krerët e shtetit duhet ta kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi me veprime reale e të domosdoshme.

“Veseli, Haradinaj dhe Limaj janë në udhëkryq të madh. Në dilemën të zgjedhin rrugën e duhur të i thërrasin ndërgjegjes "nëse kanë" dhe të fillojnë kundërshtimin e idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës, jo vetëm me deklarata të thata, por edhe me veprime reale të domosdoshme apo të vazhdojnë të kundërshtojnë deklarativisht sa për konsum të brendshëm elektoral dhe të vazhdojnë me "vjeljen frutave e pushtetit"”, thotë Millaku.

Me tej deputetja e Vetëvendosjes shton se krerët e shtetit do të dorëzohen në stilin si në rastin e Komisionit të Bulliqit.

Image
Drita Millaku

“Pra, mendoj se këta të tre nuk po mund të përshëndeten më të mirat që po ju sjell qeverisja ns aspektin personal, prandaj po e kanë të zorshme t’i kundërvihen realisht kësaj ideje. Kam përshtypjen se shumë shpejt do të dorëzohen para Thaçit ose do të gjejnë metodë të stilit "Komisioni i Bulliqit" për përkrahjen e idesë së ndarjes”, shton deputetja e VV-së.

Millaku në fund thekson se Haradinaj, Veseli e Limaj janë bërë pjesë e skenarit të Thaçi, siç thotë ajo falë lakmisë për pushtet.

“Rrjedhimisht këta janë bërë pjesë e skenarit të Thaçit dhe thënë shkurt kanë rënë në kthetrat e Hashim Thaçit falë lakmisë për pushtet”, thotë në fund, deputetja e VV-së, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani thotë se nuk dëshiron që shefin e tij, Fatmir Limaj, ta shoh se është pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo sepse, sipas Hasanit, aty do të ndahet Kosova.

Zyrtari i lartë i Nismës ditë më parë ka thënë se kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat