Ish agjenti i SHIK-ut tregon zanafillën e konfliktit Haradinaj-Musaj, ja për cilat vrasje e fajëson Thaçin - Bota Sot
Ish agjenti i SHIK-ut tregon zanafillën e konfliktit Haradinaj-Musaj, ja për cilat vrasje e fajëson Thaçin

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut tregon zanafillën e konfliktit Haradinaj-Musaj, ja për cilat vrasje e fajëson Thaçin

Nga: P.R Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:59
Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj dhe pjesëtari i familjes Musaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, për herë të parë ka zbuluar një detaj interesant.

Duke komentuar përplasjet e fundit mes deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Miftari ka shkruar se Xheladin Musaj, i vrarë nga Strellci i Deçanit është dhëndri i Xhavit Halitit, pra gruaja e të ndjerit Musaj është motra e Xhavit Halitit.

“Nuk është puna fare te procedurat e të .... por është te hasmi familjar pasi Gjeladin Musaj, i vrarë nga Strellci i Deçanit është dhëndri i Xhavit Halitit, pra gruaja e të ndjerit Gj - Musaj është motra e Xhavit Halitit. Bëhet pyetja krejt e thjeshtë: A ishte kurdisur nga anash ... konflikti në mes të familjes së Haradinajve me familjen e Musajve nga Strellci, pse askush as Xhaviti me shokë nuk ndërmjetësuan t’i pajtonin këto dy familje pasi trimat falin dhe ta evitonin këtë konflikt të dhimbshëm familjar (kujt i ka konvenuar ky dhe shumë konflikte tjera ndërshqiptare)!”, shkruan Miftari në faqen e tij në facebook.

E rreth kësaj çështje, Miftari ka dhënë më shumë detaje për gazetën “Bota sot”.

Image
Naim Miftari

Ai ka treguar, ku e ka zanafillën konflikti mes Haradinajve dhe Musajve.

“Po shumica e gjërave në Kosovë nuk folen si kanë ndodhë gjërat realisht, por shtrembërohen sipas nevojës politike dhe individuale, por hasmëria e Haradinajve dhe Musajve është e mbjellë dhe zanafillën e kësaj vëllavrasje dhe shumë tjera  e ka që nga vizita dhe kërcënimi i Hashim Thaçit në Propaqan te Tahir Zemaj. Ta kujtoj Haradinaj kishte pranuar të jetë zëvendës i Tahir Zemes në hierarkinë e  vetëquajtur institucionaliste të FARK-ut”, ka thënë Miftari.

Sipas tij kjo i ka penguar Hashim Thaçit dhe Shtabit të Rognerit.

“Hashim Thaçit dhe shtabit të Rognerit kjo nuk i konvenonte aspak, sepse e qitnin Thaçin, Gjarprin dhe Shtabin e përgjithshëm jashtë lojës i bani pa rëndësishëm edhe nga pasojat e kësaj vizite ishin vrarë pastaj Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Musajt, Haradinajt, Osajt, Muriqt,...dhe ato vrasje po vazhdojnë edhe sot do ketë vrasje prape kjo është vëllavrasje ku dirigjuesit e atyre vrasjeve janë shikues dhe pushtetar të pasur sot”, shprehet Miftari.

Ai për këto vrasje e akuzon direkt Presidentin Thaçi.

“Dorë ka banda e Hashim Thaçit që i ka nisur këto vrasje pastaj hasmëria dhe hakmarrjet familjare e kanë bërë të veten, mos e harrojmë akuzën e Adem Grabovcit kundër Ramush Haradinajt  në Parlament mos ta harrojmë as kërcënimin ndaj Smajl Hajdarit po ashtu nga Grabovci në emër të Halitit ... nuk është me rëndësi nga vinë vrasësit a vinë nga Llapi apo Drenica apo nga Fushë Kosova apo Kaçaniku e Suhareka apo edhe nga Çekia dhe Bullgaria... me këta vrasës ka dirigjuar dikush që nuk është vetëm një person, por janë disa dhe që kanë qenë të fortë në financa dhe kanë përdor shkollën metodat e UDB-së për mbjelljen e konspiracionve, përçarjeve, vëllavrasjeve të shqiptarëve”, deklaron ish agjenti i SHIK-ut.

“Nuk është aq vështire me dit sot se kush ka përfituar nga këto vrasje te atdhetarëve dhe komandantëve tonë të luftës pos Serbisë kanë përfitua edhe njerëzit shqiptar që kanë punuar dhe kanë patur lidhje me sigurimin dhe politiken serbe lidhje që i kanë edhe sot.

Varfëria ekonomike dhe politike dhe e sigurisë i vendit tonë nga armiku, Serbisë sot pas 20 viteve liri tregon qartë se kush janë përfituesit dhe kush janë lidhjet politike dhe ekonomike serbe edhe sot në Kosovë kjo nuk kanë ndodh rastësisht”, ka përfunduar Naim Miftari, ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera