Sinjalet e NATO-s kundër Serbisë nëse preken kufijtë dhe loja e “rolletit rus" nga Thaçi

Politika

Sinjalet e NATO-s kundër Serbisë nëse preken kufijtë dhe loja e “rolletit rus" nga Thaçi

Nga: N. A Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:36
NATO

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të luaj lojën e tij të rolletit rus e që rrezikon gjithçka që është arritur në Ballkan pas luftërave të përgjakshme.

Sipas tij, çfarëdo loje me kufijtë dhe me cenimin e të drejtave sipas kushtetuese dhe garantimit të integritetit dhe sigurisë së Kosovës, do të thotë edhe cenim i sigurisë në Ballkan.

“Thaçi është në kurth, kjo është e qartë. Ai e ka futur vetën aty ku nuk dilet dhe tani po bën lojë fjalësh e cila i ka kushtuar deri në izolim. Tani togfjalëshi që përfshin dialogun, marrëveshjen, korrigjimin e kufijve, Luginën e Preshevës, përkrahjen ndërkombëtare e dokrra të tjera është përballur me realitetin që Thaçi nuk ka mandat dhe pavarësisht se e ka degraduar funksionimin institucional dhe Kosova ka marrë goditje të jashtëzakonshme nga proceset e muajve të fundit e posaçërisht nga ofensiva serbe për tërheqjen e njohjeve dhe paralizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, megjithatë Thaçi e di që në Kosovë ka edhe njerëz edhe institucione të cilat nuk do të pranojnë këto veprime jo-kushtetuese, këtë gjë ja kanë bërë të ditur edhe Gjermanët dhe Britanezët dhe Amerikanët. Natyrisht, që të gjithë janë për dialog dhe marrëveshje, por përkrahja është në detaje dhe këto nuk janë qëndrime arbitrare dhe qejfe ditore por qëndrime politike të menduara mirë nga ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtarë që kuptojnë mirë pasojat e vendimeve dhe marrëveshjeve” ka përfunduar ai.

Tutje, Abazi ka shtuar se edhe NATO ka quar sinjale të qarta për mos ndryshim territori.

“Kosova është pjesë e Ballkanit dhe ashtu siç është edhe Maqedonia dhe Bosnja, çfarëdo loje me kufijtë dhe me cenimin e të drejtave sipas kushtetues dhe garantimit të integritetit dhe sigurisë së Kosovës do të thotë edhe cenim i sigurisë në Ballkan. NATO ka dërguar sinjal të qartë Serbisë dhe nëse bënë lëvizje drejt territorit të Kosovës do të ballafaqohet me kundërshtinë e NATO-së dhe ky pozicionim nuk është vetëm i rëndësishëm për Kosovën por për gjithë rajonin dhe kredibilitetin e NATO-së në këto kohë delikate. Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të luaj lojën e tij të rolletit rus e që rrezikon gjithçka që është arritur në Ballkan pas luftërave të përgjakshme. Pas të gjitha gënjeshtrave për njohjet, vizat, vendet e punës e shumë të tjera nuk do të befasohesha nëse deklaratat  e tij është një blof për të mbuluar dështimin e arritjes së qëllim të tij që kishte paralajmëruar që do të ndodhte në Paris” ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat