Figura e errët e Fatos Klosit: Si u organizua vrasja e Ahmet Krasniqit nga SHISH dhe Shtabi i Rognerit! - Bota Sot
Figura e errët e Fatos Klosit: Si u organizua vrasja e Ahmet Krasniqit nga SHISH dhe Shtabi i Rognerit!

Politika

Figura e errët e Fatos Klosit: Si u organizua vrasja e Ahmet Krasniqit nga SHISH dhe Shtabi i Rognerit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 12 nëntor 2018 Në ora: 10:07
Fatos Klosi dhe Hashim Thaçi

Fatos Klosi, nga shumë protagonistë të kohës në Kosovë, shihet si një nga figurat mjaftë të dyshimta për të kaluarën e tij.

Ai akuzohet mjaft shpesh kur kemi të bëjmë më vrasjen e kolonel Ahmeti Krasniqit në Tiranë.

Klosi thuhet se ka informacione në lidhje më këtë vrasje, por që vet ka deklaruar se po të kishte do të fliste për këtë çështje.

Megjithatë, koha na lenë shumë për të dëshiruar për të “bëmat” e tij, për informacionet që ka ndaj Shtabit të Rognerit, por që kurrë nuk ka folur për to.

Se kush është Fatos Klosi, profesor Dr. Binak Maxharraj thotë se është shumë vështirë të flasësh për figurën e Fatos Klosit, sepse ky gjatë luftës ishte një njëri me shumë mistere, i cili sipas detyrës që kishte edhe bënte punë me shumë njerëz të mistershëm nga Kosova që pretendonin së janë në ballë të luftës.

Sipas tij, me nisjen e luftës çlirimtarë në Kosovë të cilës iu bashku gati i tërë populli, fatin e lutës e morën disa njerëz që pretendonin së janë udhëheqës i sajë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Ishin ata njerëz kryesisht të LPK të cilët bënë çmos që ti marrin frenat e luftës. Pjesa më e madhe e këtyre Komandantëve u vendosën jo në frontin e luftës por në Tiranë, ku edhe u formua dhe funksionoj i ashtuquajturi Shtabi i Rognerit. Ishte tragjike për luftën dhe popullin e Kosovës që fatkeqësisht në ato vite kur lufta ne Kosovë kishte marr hovë, kur djemtë e vashat e kombit po kacafyteshin fytë për fyt më armikun shekullor në Shqipëri, respektivisht në Tiranë qeveriste një kastë politikanësh më pikëpamje Staliniste, Enveriste, komuniste siç ishin Mejdani, Nano, Milo etj. Në mesin e tyre ishte edhe Fatos Klosi ministër për punë të brendshme në Qeverinë që kryesisht e përbenin socialistët”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Shtabi i Rognerit ishte në disponim të plotë kur pa se kjo kast politikan socialist ishin në pushtet dhe menjëherë i vunë lidhjet më ta, e nisën bashkëpunimin dhe ndihmë për luftën që po bëhej në Kosovë.

“Zona afër kufirit në Kosovë ishte mbush me plotë patriot Shqiptar te ardhur edha nga diaspora, që të stërviteshin për të hyrë në luftë. Kishte shumë edhe anëtar dhe Komandat të LDK të Ibrahim Rugovës që prisnin rastin të hyjnë për të luftuar në Kosovë. Për këtë punë atje ishte edhe Ministri i mbrojtjes FARK-u koloneli Ahmet Krasniqi”, potencon ai.

Ai thekson se, derisa lufta në Kosovë po merrte përmasa gjithnjë e më shumë midis trimave të UÇK-se dhe ushtrisë, xhandarmerisë Serbe e cila nga epërsia në armatim po bënte kërdi duke vrarë civil, në raport me UÇK-në e cila ishte e armatosur dobët.

“Atje në Shtabin e Rognerit i cili ishte vendos në Tiranë filloj një luftë tjetër “speciale” se kush do ta merr primatin e luftës. Doli në horizonte së luftëtarët e FARK-ut nuk ishin fortë në sy të mirë te Komandantet e Shtabit të Rognerit, ata filluan të ia vejnë ndërskamcat luftëtarëve të Kolonelit Ahmet Krasniqi, u zënin pritat, vriteshin natën, pengoheshin ne aksionet e tyre. Me fjalë tjera nisi një luftë speciale me forcat e armatosura të luftëtarëve të Ahmet Krasniqit, pra të Ibrahim Rugovës, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre u mundësohej ta marrin primatin e luftës dhe pas luftës edhe të udhëheqin eventualisht me Kosovën”, pohon profesori.

Dr. Maxharraj tutje thotë se, Shtabit të Rognerit në këtë drejtim u doli në ndihmë edhe SHISH në krye më Fatos Klosin.

“Ky shërbim i Fatos Klosit veprojë mjaftë në mënyrë konspirative, tinëzare, të fshehët që në shënjestër i kishte luftëtaret e Ahmet Krasniqit. Ata u persekutuan edhe deri në vrasje në mënyrë që të mos dominonin në luftë, anipse luftën në Kosovë e bënin mbi 70% anëtarët e LDK-së. Rrolin kyç në këto kryqëzime e luante vet Fatos Klosi duke iu dalë në ndihmë Shtabit të Rognerit, që shumica prej tyre as që e kishin pa luftën më sy. Megjithatë duke i pa këto rrethana sa për sy e faqe u mbajtë një tubim në Oslo të Norvegjisë midis anëtarëve të Shtabit të Rognerit ku ishte i pranishëm edhe Adem Demaqi, me Ahmet Krasniqin për mundësin e unifikimit të luftës, që lufta të mos drejtohet kundër njeri tjetrit por kundër armikut. U arritë Marrëveshja e cila nuk u realizua kurrë, sepse këtë nuk e dëshironte vetë Shtabi i Rognerit, që në këtë u ndihmoi edhe vet ministri Fatos Klosi i cili personalisht u angazhua përmes shërbimit të tij informativ SHISH që kjo Marrëveshje të mos realizohej duke ia dhënë krahun Shtabit të Rognerit të cilët ishin me ideologji sikurse kasta në pushtet. U bënë shumë vrasje gjatë luftës, u vranë figura të njohura, veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare, vetëm pse nuk ishim me ideologji të njëjtë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë se, u vra në mënyrën më barbare edhe vet Koloneli dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në qeverinë e Bukoshit.

“Bujar Bukoshi, më pastaj edhe ai vetë u shantazhu shumë nga ky Shtab, sa q2 Bujar Bukoshi ia ktheu shpinën Kolonelit Ahmet Krasniqi e la të veproi i vetëm derisa e vranë horrat, kriminelët që nuk ia donin të mirën e as luftën, para së te vrisnin ia ndërruan banesën, e çarmatosen dhe maskat i dolën përpara e zatetën për muri dhe vranë. Ishte një vrasje e organizuar mirë nga të gjitha anët, nga Shtabi i Rgnerit dhe nga SHISH i Fatos Klosit, për të cilin besoj se ka informacione të sakta se kush qëndron prapa kësaj vrasje”, shton ai.

Ai thekson se, sa ishin këmbëngulës këta të Shtabit të Rognerit që rrjedhat të shkojnë ashtu siç i planifikuan gjatë luftës me ndihmën e SHISH dhe vet të Fatos Klosit, u pa kur Kosova u çlirua me ndihmën e NATO-s, kur këta anëtar të Shtabit të Rognerit ia mësynë Kosovës dhe e rrëmbyen pushtetin, duke plaçkitë çdo gjë që u vinte përdore, toka, banesa, shtëpia, lokale afariste, etj. “Por gjatë atij viti u bënë shumë vrasje politike, ku në shënjestër ishin aktivistet më të devotshëm të LDK-së, të cilat hala sot e kësaj dite nuk u zbardhë asnjë vrasje. Dhe nuk do të zbardhën derisa kjo kastë politike e komandantëve të hiqet nga pushteti. Kjo kastë politike bëri qeverisje të keqe të cilët luftuan për pushtet e jo për shtet, duke u pasurua derisa u bënë milionerë. Këta shkojnë aq larg sa që sot janë duke e rreziku edhe shtetin dhe mbijetesën e pavarësisë së Kosovës. Janë të gatshëm që me Serbinë vrastare të bëjnë kompromise deri në atë shkallë sa që edhe ta ndajnë, copëtojnë Kosovën”, përfundon profesor Dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...