Profesori ndërkombëtar: Ja doza e mashtrimit nga Thaçi për takimin me Donald Trump

Politika

Profesori ndërkombëtar: Ja doza e mashtrimit nga Thaçi për takimin me Donald Trump

Nga: N.A Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Donalt Trump, Hashim Thaçi

Me nikoqir presidentin francez Emuanel Macron, rreth 70 liderë botërorë u mblodhën në Paris, ku morën pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Përpos Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize, morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Presidenti Thaçi zgjodhi rrjetet sociale për të reklamuar takime e tij, me mysafirët e Macron, ku edhe shkroi se bisedoi edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi deklaroi se morri mbështetje 100 % nga presidenti Donald Trump, lidhur me marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, pak kohë para se të nisej për në Francë presidenti Thaçi u shpreh se në Paris nuk do të diskutonte në asnjë formë lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po del të jetë njeriu më i kërkuar nga politikanët e Kosovës për një foto rasti. Pas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i apasionuar pas një fotoje me Presidentin Trump ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shfrytëzoi rastin në Paris duke bërë një foto me të. E këtë fotografi Thaçi po e paraqet edhe si një mbështetje të fortë të Presidentit Trump për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet që pritet të arrihen.

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot” se presidenti Thaçi nuk pati takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump por vetëm bëri një takim rasti apo thjeshtë një foto rasti, ku nuk biseduan lidhur më marrëveshjen me Serbinë

Sipas tij, më e shumta në mes Thaçit dhe Trumpit  mund të ketë  pasur ndonjë batutë dhe nëse ka pasur ndonjë batutë, ajo nuk ka qenë në sensin, me të cilin na e shetë Hashim Thaçi!

Image
Enver Bytyçi

“Nëse e lexojmë nga pikëpamja e mënyrës së komunikimit, statusi i Hashim Thaçit pas një dorështrëngimi me presidentin Donald Trump vjen me një dozë të madhe mashtrimi. “Presidenti Trump mbështet 100 për qind arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi në shënimin që përcjell një foto me shtrëngim duarsh në këmbë. Kush ka marrë pjesë në pritjet protokollare e di se ato shfrytëzohen për foto të çastit dhe jo për biseda midis personaliteteve që marrin pjesë në to. E shumta mund të ketë ndonjë batutë. Nëse ka pasur ndonjë batutë, jam i sigurt se ajo nuk ka qenë në sensin, me të cilin na e shetë Hashim Thaçi! Është i ditur fakti se asnjë udhëheqës perëndimor nuk përdor fjalë që shprehin pikëpamje dhe ide absolute. Është ky lloj ligjërimi një metodë komunikimi lindor, me të cilën udhëheqësit e vendeve autoritare përpiqen të mashtrojnë publikun” ka thënë Bytyçi.

Për prof. Bytyçin, ka dy përpjekje mashtruese në këtë aspekt të presidentit të Kosovës.

“E para është se ai kërkon të japë mesazhin se paska mbështetjen e perëndimorëve dhe presidentit Trump në dialogun me Serbinë, mbështetje e cila presupozon sipas tij legjitimitetin e Thaçit në udhëheqjen e dialogut dhe në realizimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Pra, Thaçi kërkon t’u thotë shqiptarëve se vendimet që merr ai në emër të Kosovës, janë edhe legjitime, janë edhe të drejta. Me një foto me presidentin amerikan kërkon të gënjejë mendjet e miliona shqiptarëve në këtë aspekt. Ndërkaq me këtë status përpiqet ta sfidojë Ramush Haradinajn. Është e ditur se në shtator kur të dy këta ishin në Uashington, Thaçi pati takime me sponsorët dhe lobuesit e Serbisë së Madhe, ndërsa Haradinaj u prit me qilimin e kuq dhe nderime ushtarake nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes! Këtë sfidë ai akoma e përjeton shumë keq. Dhe vazhdon lojën ko..ças me amerikanët! Mashtrimi I dytë lidhet me rrenën e madhe, sipas së cilës, “Po të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë, Beogradi do ta njohë Kosovën”!”, është shprehur ai. 

Bytyçi thekson se edhe ky mashtrim është i rrezikshëm sepse presidenti i Serbisë e ka futur presidentin e Kosovës në mal pa sakicë.

“I thotë se “do ta njohim Kosovën si shtet, por pasi ti ta hedhësh firmën e krijimit të Serbisë së madhe, pra të ndarjes së Kosovës”! Kur ta hedhë këtë firmë Hashim Thaçi, Beogradi do ta ketë shumë të lehtë t’u thotë në Perëndim skeptikëve të sot se “Nuk duhet të ketë dy shtete shqiptare”! Se tani Kosova nuk mbijeton, pasi pasuritë e saj ia morëm ne serbët” Se, “nëse do të krijoni një shtet jo funksional, ky shtet do të jetë burim destabiliteti në rajon”! etj. Dhe do të kërkojë atë që sot e përmend Baton Haxhiu, bashkimin e pjesës së mbetur me Shqipërinë. Pra do heqë dorë nga njohja. “Jo, do të thotë s’kemi pse e bëjmë njohjen pa përfunduar procesi I këtij bashkimi”! Pas kësaj do të kërkojë dhe përfitojë përsëri mbështetjen e Thaçit e argatëve të tjerë të Beogradit dhe kështu do të shkohet drejt një konferencë ndërkombëtare. Këtë konferencë do ta kërkojë Serbia, sepse asaj i lind e drejta të marrë pjesë në procesin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, ka potencuar ai.

Sipas tij, pjesëmarrja e Serbisë në këtë proces i krijon të drejtën të kërkojë më shumë se ndarjen e Kosovës, ajo do të dojë gjysmën e territorit të saj.

“Nga pikëpamja ndërkombëtare është parim i ligjshëm që nëse një pjesë e territorit të një shteti shkëputet nga ai shtet dhe bashkohet me një shtet tjetër, kjo zgjidhje u takon dy shteteve përkatëse. Kështu Serbia vetëm se do ia merrte Kosovën veriun e saj dhe nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Thjesht për faktin se pasi të marrë veriun e ka shkatërruar pavarësinë dhe shtetin më të ri në Evropë”, ka përfunduar profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat