Millaku: Thaçi për interesa personale po na konflikton me miqtë më të mirë

Politika

Millaku: Thaçi për interesa personale po na konflikton me miqtë më të mirë

Nga: N.A Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Francë, në kuadër të konferencës së Paqes, u takua me shumë liderë botërorë, mirëpo ende nuk dihet nëse e shfrytëzoi këtë rast për ta promovuar idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendojse, Drita Millaku ka thënë për gazetën “Bota sot” se për interesa personale të Thaçit sot Kosova po krijon konflikte të pakuptimta me miqtë tanë më të mire.

“Unë jam e bindur se me rezistencën që po i bëhet kësaj ideje nga populli dhe nga ndërkombetëarët sidomos nga Gjermania Britania dhe SHBA nuk do të kaloj. Për interesa personale të Thaçit sot Kosova po krijon konflikte të pakuptimta me miqtë tanë më të mirë, ky njeri me politika që po i zbaton shumë shpejt do të na konfliktojë edhe me shtetin amë Shqipërinë” ka përfunduar Drita Millaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat