Paralajmëron Tomë Gashi: Shumë zyrtarë të lartë do të ishin në Burgun e Dubravës nëse...

Politika

Paralajmëron Tomë Gashi: Shumë zyrtarë të lartë do të ishin në Burgun e Dubravës nëse...

Nga: D.B Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:49
Tomë Gashi

“Se Kosova është një vend dhe shtet i vogël kjo dihet, por megjithatë nuk është vendi më i vogël në botë, që mos të ketë një sistem normal të të gjitha sferave të jetës institucionale”. Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se  shumë shtete në botë dhe në Evropë që janë shumë më të vogla teritorialisht dhe me popullatë se Kosova, kanë një sistem normal juridik.

Sipas tij, “vogëlsia” jonë nuk duhet dhe nuk mund të jetë arsye për një sistem jo funksional të së drejtës e që në shumicën  e rasteve është dukuri në Kosovë.

“Se në Kosovë për miq dhe të njohur interpretohet ligji dhe për të thënë Aplikohet tashmë, kjo dihet dhe thuajse është bërë dukuri “ normale”. Sepse në Kosovë edhe me gjuajt me alltia dhe me kallashnikov e mos mu arrestua dihet, bile dihet se nëse je i atij klani bëhesh edhe Ministër në Qeverinë ku Kryeministri thotë haptas : “se ani çka nomi so ba dhe është traditë e jona shqiptare që me gjuajt me armë për gëzime”. E unë po them ;” ani çka që i njohim krejt gjyqtarët dhe prokurorët , ani çka që i njohim edhe policët dhe hetuesit, dhe me raste ju shkojmë madje edhe te shtëpia me ndreq punë. Po kjo (ani çka) është e ndaluar dhe e dënueshme me ligjet tona dhe me ligjet e gjithë botës së civilizuar, sepse është ushtrim i ndikimit dhe për atë shkohet në burg, por nuk është problem njohja e të gjithëve mes vete, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, problemi është se ne nuk kemi dhe nuk duam të kemi tradita shtetërore, se jemi ende të lidhur me ndjenja primitive që ligji nuk është i njëjtë për të gjithë, edhe pse e themi se ligji vlen për të gjithë njëjtë.

“Po të vlente  ligji njëjtë edhe në Kosovë si në vendet e civilizimit atëherë, sigurisht se shumë zyrtarë të lartë shtetëror të të gjitha niveleve të sotme e të kaluar, tanimë ishte dashur  të jenë në Burgun e Dubravë, dhe  jo që ai burg të mbushet me raste të rëndomta dhe me shumicën dërmuese të personave të varfër, që ligji për ta është aplikuar dhe nuk është interpretuar”, është shprehur avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat