Zogaj: Mallrat nga Serbia, të rrezikshme për Kosovën

Politika

Zogaj: Mallrat nga Serbia, të rrezikshme për Kosovën

Nga: D.B Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Analisti politik Skender Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në mungesë të institucioneve të duhura, Kosova nuk ka mundur të realizoj madje as përgjegjësitë e veta.

Ai ka thënë për “Bota sot” se në këtë gjendje, kanë vepruar mekanizmat ndërkombëtar, që kanë imponuar mënyrën e tyre të veprimit, pa u brengosur shumë se na pëlqen apo jo.

Image
Skender Zogaj

“Sa i përket lëvizjes së mallrave jemi ne faktorët që e kemi devijuar udhën menjëherë pas luftës, kur, individë e grupe të nëntokës mafioze kanë zhvilluar bashkëpunime të bujshme me furnizime ilegale të mallrave nga vendet fqinje, e sidomos nga Serbia, e cila e ka pushtuar Kosovën me mallrat e saj, në një kësi situate, marrëveshja me BE-n për lëvizjen e lirë të mallrave nuk është kurrfarë presedani, pos legalizim i aktiviteteve ilegale. Normalisht që çdo marrëveshje i ka kostot e saja prandaj, krejtësisht normale është edhe taksa që i bëhet Kosovës për mallrat e Serbisë, si kusht për liberalizimin e vizave, sepse, Kosova vet i ka parapri kësaj mase, dhe këtu nuk ka vend për kurrfarë bojkoti, pos ka vend për vetëdijesim dhe marrje të masave konsumore. Sepse dihet që mallrat, sidomos ato ushqimore që vijnë nga Serbia mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve nga Kosova”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat