“Prapa idesë së Thaçit qëndrojnë Putin dhe Vuçiq”

Politika

“Prapa idesë së Thaçit qëndrojnë Putin dhe Vuçiq”

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:08
Vladimir Putin, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është takuar edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Derisa presidenti Thaçi po e quan si një takim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese, nga ana tjetër në Kosovë ky takim është komentuar në mënyra të ndryshme nga opozita dhe shoqëria civile.

Për një pjesë të opozitës, shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Putinit nuk është i papritur, mirëpo, sipas tyre kjo është haptas mbështetje e planeve serb-ruse për ndarjen e Kosovës.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Jeton Kelmendi, duke e komentuar takimin Thaçi-Putin, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pas kësaj ngjarje është shpaluar tërësisht se për kë punon dhe kujt i shërben kreu i shtetit të Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi

“Në fakt mendoj se nga ky takim është shpaluar tërësisht presidenti Hashim Thaçi se për kë punon dhe kujt i shërben. Ideja e tij konsiderojë së është aventura e tij gjithmonë në dëm të Kosovës e ashtuquajtura “korrigjim i kufijve”, që në fakt është për ndarjen e Kosovës de-fakto dhe de-juro. Tanimë u pa e qartë se prapa idesë së presidentit Thaçi qëndrojnë fuqishëm Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i federatës ruse, Vladimir Putin”, ka thënë analisti politik.

Kelmendi me tej ka shtuar se ky takim është edhe një mesazh i qartë për skenën politike dhe për popullin e Kosovës që ta kërkojnë dorëheqjen e kreut të shtetit orë e qast, përndryshe, sipas tij do të jetë shumë vonë për Kosovën.

“Ky është një mesazh shumë i qartë dhe madje-madje parasheh në kushte normale jep një alarm politike vendore që orë e qastë ta shkarkojnë. Tani më nuk bëhet fjalë përmes rezolutës, sepse të gjitha janë të pavlefshme, për ketë duhet një mobilizim gjithë-popullor i kastës politike dhe kasta politike e ka të vështire për ta rrëzuar, pasi që ai i ka grusht edhe familjen Haradinaj, Veselet, Pacollët, Listën Serbe si dhe minoritetet tjera, pra e vetmja zgjidhje është që një milion qytetarë të bashkohen dhe të kërkohet tanimë dorëheqja e pakusht dhe e pakompromis e presidentit Thaçi, përndryshe sa do që shtyhet më vonë do të jetë tepër vonë për Kosovën”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat