Gashi: Qeveri me shumë kryeministra, ja pse Haradinaj nuk i shkarkon ministrat me aktakuza

Politika

Gashi: Qeveri me shumë kryeministra, ja pse Haradinaj nuk i shkarkon ministrat me aktakuza

Nga: A.M Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kosova nuk ka ndonjë ligj të veçantë që bënë të detyrueshëm shkarkimin e ministrave me aktakuza dhe se kjo mbetet në duar e kryeministrit Haradinaj.

“Në qeverinë me aq ministra të akuzuar mund edhe të kryhen punë shumë të “mira” sepse ata janë të  dëgjueshëm deri në përkulje nga shefat e tyre dhe nga grupet e interesit. Dhe varësisht se si shihet në aspektin formal nuk ka pengesa sepse nuk kemi ndonjë ligj të veçantë që bënë të detyrueshëm shkarkimin e tyre. Kjo krejtësisht mbetet në  duar të kryeministrit Ramush Haradinaj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas, Gashit, nuk do të ketë shkarkime të ministrave të cilët janë në akuzë apo ne hetime nga organet e rendit e të ligjit, pasi që gjatë marrëveshjes për koalicion janë marrë vesh se partia mund të emëroj apo shkarkojë zyrtarin e saj.

“Por ai këtë nuk e ka bërë dhe as që do ta bëjë sepse me rastin e marrëveshjes për bashkë qeverisje janë marr vesh që secila parti në pushtet të emëroj vet ministrat e vet , dhe normal ai që të emëron edhe mund të të shkarkoj. Kështu që është e vërtetë që në këtë aspekt formalisht kemi një kryeministër që është Ramush Haradinaj”, ka theksuar Gashi për “Bota sot”.

Më  tej, ai shton se krerët e partive janë edhe kryeministra në emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga partia e tyre.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe disa  nga këto lëvizje të kryetarëve të partive të cilat janë në koalicion.

“Por efektivisht kemi shumë kryeministra në aspektin e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kryetaret e partive në koalicion qeverisës janë faktikisht kryeministra në emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga partia e tyre. E keni parasysh rastin e Albena Reshitaj  nga AKR, ministrin e Tregtisë nga Nisma, Endrit Shala, pastaj ministra të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët i emëron e shkarkon Behgjet Pacolli  sa herë që donë. Dhe kjo është e vërteta, kemi të bëjmë me çështje morale/ etike e jo ligjore. Se kështu ka qenë dhe kështu ka mbete që të kemi ministra me akuza të ngritura nga prokuroria. Dhe  kështu do të mbetet deri sa të bëhet detyrim ligjore që po u ngrit akuza ai ministër siç thotë Ramush Haradinaj lirohet nga detyra apo popullorçe ai shkon te shpija.. Po do edhe nuk shkojnë te shpija hiq veç e ndërrojnë shefin dhe mbesin afër zjarrit për tu ngroh me të mirat që i sjell të qenurit pjesë e qeverisë”, ka potencuar avokati Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat