Takimi Thaçi-Vuqiç lajm i keq për Kosovën

Politika

Takimi Thaçi-Vuqiç lajm i keq për Kosovën

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me Presidentin rus, Vladimir Putin më shumë shihet si një Pazar, se sa si takim me ndonjë domethënie tjetër.

Kjo, duke e ditur qëndrimin e Rusisë ndaj Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nëse Thaçi nuk do të ishte dakorduar paraprakisht me Vuçiçin rreth planit të tyre për Kosovën, vështirë se do të ndodhtë takimi mes Hashimit dhe Putinit.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ky takim ka ardhur si rezultat i arritjes së një marrëveshjeje mes Thaçit dhe Vuqiçit, ndërkaq ky takim me Putinin është rreshtim i Thaçit kah Rusia dhe Serbia. “Tani po del e vërteta, teza e dikurshme se Thaçi është një spiun Francezo-rus, me qëllim të minimizimit të rrolit Amerikan në Ballkan, respektivisht në Kosovë. Ky takim mes Thaçit dhe Putinit është lajm i keq për Kosovën dhe si i tillë nuk i shërben të tashmes dhe të ardhmes së mirë të qytetarëve të vendit, të cilët janë përcaktuar drejt vlerave amerikane. E shoh me frikë përafrimin e Thaçit me Rusinë dhe Serbinë sepse diçka e zezë po i përgatitet Kosovës. Personalisht nuk më habit asnjë veprim i Thaçit, por më habit se si opozita nuk po proteston dhe nuk inicion mocion për të shkarkuar Thaçin në emër të mbrojtje së atdheut nga rreziku Ruso-Serb”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat