Dëshmitarët e Gjykatës Speciale nuk mund t`i mbrojë Policia dhe EULEX-i

Politika

Dëshmitarët e Gjykatës Speciale nuk mund t`i mbrojë Policia dhe EULEX-i

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Gjykata Speciale

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara kërkohet shprehimisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës të garantojnë mbrojtjen e dëshmitarëve të cenueshëm, ndër të cilët viktimat e dhunës seksuale dhe gjinore dhe fëmijët. Ndër masat mbrojtëse gjyqësore që urdhërojnë gjykatësit janë caktimi i pseudonimeve, ndryshimi i pamjes dhe i zërit, nxjerrja e vonuar e të dhënave identifikuese, dhënia e dëshmisë nëpërmjet video konferencës dhe të tjera.

Ndonëse në Kosovë vazhdon të jetë diskutabile cështja e mbrojtjes së dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, në këtë institucion thonë se dëshmitarët do të kenë siguri në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë ndërkombëtare. 

 “Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare. Për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve është ngritur një zyrë e posaçme për t’iu dhënë ndihmën e përshtatshme dëshmitarëve që mund të jenë të rrezikuar për shkak të dëshmisë së tyre, madje edhe personave që mund të jenë të rrezikuar prej dëshmisë së dhënë nga dëshmitarët. Ndër masat për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve përfshihen masa dhe marrëveshje sigurie që parashikohen në legjislacionin e Kosovës, mbajtja e seancave gjyqësore in camera me dyer të mbyllura ose private, dhënia e dëshmisë nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve të tjera të posaçme dhe mbrojtja e identitetit”, ka qenë përgjigja nga ta.

Si mbrohen dëshmitarët?

Po ashtu, zëdhënësit e Speciales tregojnë se si do t`i mbrojë Gjykata Speciale dëshmitarët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në botimin e shtypur të gazetës kombëtare, "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat