Krasniqi: Kjo Qeveri duhet të bie sa me parë për shumë arsye

Politika

Krasniqi: Kjo Qeveri duhet të bie sa me parë për shumë arsye

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Qeveria Haradinaj

Analisti politik, Faik Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se Qeveria Haradinaj që nga fillimi është karakterizuar me skandal nga anëtarët e saj dhe se në një shtet normal persona të tillë nuk do të kishin vend në Qeveri.

“Kjo Qeveri megalomane prej fillimit është karakterizuar me skandale të shumta nga anëtaret e saj. Në një shtet normal nuk do të kishte vend për asnjë politikan mbi të cilin rendojnë akuza apo dyshime për korrupsion ose keqpërdorim të detyrës. Por, jetojmë në një vend ku nuk ekziston fjala llogaridhënie. As përgjegjësi për premtimet që i kanë bërë dhe nuk i realizojnë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ka theksuar se Qeveri duhet të largohet dhe për dy vitet e ardhshme të Qeverisjes do të duhet të ketë një qeveri teknike që shteti të kthehet në binar.

Image
Faik Krasniqi

“Kjo Qeveri duhet të bie sa me parë për shumë arsye, duke filluar nga mos liberalizimi i vizave. Mirëpo edhe për një gjë duhet ta kemi të qartë, se nëse mbahen zgjedhjet a do ta sjellin zgjidhje për mijërat probleme që i kemi. Duke e njohur këtë klasë politike konsideroj që jo, prandaj do të ishte mirë që për një afat dy vjeçar të kishim një Qeveri teknike, të përbërë nga njerëz profesioniste dhe intelektuale të mirëfilltë, në mënyrë që ky shtet i brishte të vihej në binarë. Sa më parë aq mirë, se nesër do të jetë vonë. Kosova rrezikon të zbrazet nga shumica e popullatës!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat