Opozita t`i parandalojë aventurat e Thaçit

Politika

Opozita t`i parandalojë aventurat e Thaçit

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:37
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se deputetet  duhet kthehen në mënyrë që ta parandalojnë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pasi që vendi po kalon në disa procese jetike.

Sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të jenë të jenë të pranishëm, dhe pas votimit të rezolutës të ngritët mocionin për rrëzimin e Qeverisë..

“Kur kjo Rezolutë të hidhet në votim, duhet të jenë prezent gjithë deputetët e opozitës, dhe jo si herën e kaluar kur mungonin shumë prej tyre. Pas përfundimit të këtyre proceseve opozita menjëherë duhet të ngritë mocionin për rrëzimin e kësaj Qeverie, sepse Kosova nuk guxon të ketë Qeveri e cila shantazhohet nga Lista serbe!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

Sipas tij, Kosova po kalon nëpër disa procese jetike për vendin, si si ushtria, Interpoli, liberalizimi i vizave dhe dialogu me Serbinë.

 “Në anën tjetër kemi një President që po negocion me Serbinë për territorin e Kosovës. Prandaj, opozita duhet të jetë në Kuvend në mënyrë që ta parandalojnë Presidentin Thaçi në aventurat e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat