Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonelit të vrarë Ahmet Krasniqi, në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka rrëfyer fjalët e fundit të kolonelit, e që ishte edhe takimi i fundit mes tyre.
Behxhet Krasniqi tregon se kishte kërkuar nga vëllai i tij që të kishte kujdes dhe të merrte masa tjera sigurie, mirëpo koloneli Ahmet Krasniqi kishte thënë se nuk jam në bela me shqiptarët e nuk i kam borxh askujt.
Koloneli kishte thënë se i frikësohet vetëm Serbisë, për shkak flet arrestit të tyre.
“Me një rast i thash: vëllaçko, duhet të jesh pak më i kujdesshëm, të marrësh masa sigurie, ai me tha:
Unë nuk jam në bela me Shqiptarët, e as si familje nuk i kemi borxh askujt. Duhet të kem kujdes vetëm nga Serbia, cila ka një flet arrest(aktakuzë) për mua për shkak se e paskam dëmtuar forcën mbrojtëse të armatës së Serbisë (Jugosllavisë), atëherë kur unë kam ndihmuar Kroatët, për t’u pajisur me armatim në luftën e tyre të drejt e çlirimtare”, ka thënë Behxhet Krasniqi për “Bota sot”.
Këto fjalë kolonel Krasniqi ia kishte thënë vëllait të tij në banesën e këtij të fundit në Gjermani.
“Prandaj, nëse me vret dikush, më ka vra vetëm e vetëm për hesap të Serbisë. Këto mi ka thënë në takimin e fundit me të, në banesën time në Gjermani”, ka shtuar Krasniqi.