Kosova kurrë më afër anëtarësimit në INTERPOL

Politika

Kosova kurrë më afër anëtarësimit në INTERPOL

Nga: Gresa Bajraktari Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:14
INTERPOL

“Çështja e anëtarësimit në Interpol nuk është temë e re. Unë uroj që Qeveria t‘i ketë kryer detyrat që i takojnë. Sidoqoftë anëtarësimi në Interpol nuk është vetëm interes i Kosovës, por edhe shteteve të cilat tashmë janë anëtare. Shikuar nga ky aspekt, besoj që Kosova do bëhet pjesë e Interpolit”, ka vlerësuar deputeti Topalli për gazetën “Bota sot”.

Kosova këtë vit do të tentojë për herë të tetë të hyjë në organizatën më të madhe në botë të policisë, Interpol.

Pas të gjitha tentativa të dështuara deri tani për të qenë pjesë e kësaj organizate, këtë vit Qeveria ndau buxhet 1 milion euro për lobim për anëtarësim në Interpol.

Këtë vit, në Dubai do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it, nga 18-22 nëntor, derisa pritjet janë që Kosova të bëhet anëtare e saj.

Pacolli optimist

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, së fundmi ka thënë se ka shumë shtete pro Kosovës në Interpol dhe se ajo janë të mjaftueshme për anëtarësim.

“Kemi shumë nota verbale që konfirmojnë votën ‘pro’ anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Këto nota verbale janë relative sepse varet sa shtete marrin pjesë në punimet e Asamblesë derisa ne duhet t’i arrijmë 2/3-at e votave plus 1 të shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Dubai më 18-22 nëntor. Janë praktikisht mbi 185 shtete që e përbëjnë INTERPOL-in por nuk marrin pjesë të gjitha shtetet në Asamblenë e Përgjithshme, disa shtete nuk e kanë temë jetike këtë gjë. Them se kemi vota të mjaftueshme. Puna që është bërë në Neë York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, unë kam pasur 75 takime me shtete të ndryshme, krejt në nivel të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Presidentit, në këtë drejtim, target kryesor ka qenë vota për INTERPOL dhe pak a shumë kemi marrë një miratim prej tyre që na inkurajon sot”. ka thënë Pacolli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat