Nitaj tregon çka ka bërë Kosova për anëtarësim në Interpol

Politika

Nitaj tregon çka ka bërë Kosova për anëtarësim në Interpol

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Muharrem Nitaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova ka bërë të pamundurën që të jetë pjesë e Interpol-it.

Ai ka thënë se beson se rezultati në ditën e votimit do të jetë pozitiv.

“Kosova ka bërë të pamundurën që ta realizojë të drejtën e vet për të qenë pjesë e Interpolit. Kryeministri Haradinaj ka muaj që e ka pasur pjesë të ngjeshur të agjendës së tij. Është bërë shumë punë dhe gjasat që vota pro Kosovës të jetë reale, ekziston. Megjithatë, duhet ta presim datën e votimit për të parë rezultatin. Unë dua të besoj se rezultati do të jetë pozitiv”, ka deklaruar deputeti Nitaj për “Bota sot”.

Ndryshe, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të sigurisë, do të votohet më 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat