Ja pse PDK-ja me çdo kusht po lufton të mbetet në pushtet

Politika

Ja pse PDK-ja me çdo kusht po lufton të mbetet në pushtet

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Kadri Veseli

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës, me kreun e saj Kadri Veselin janë në pushtet nuk mundet të flitet për ndonjë hetim ndaj Shërbimit Informativ të Kosovës, i cili është udhëhequr pikërisht nga Veseli.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se, partia bartëse e SHIK-ut në pushtet dhe në secilin institucion të Kosovës, derisa të largohet nda skena politike nuk mund të flitet për ndonjë hetim të kësaj organizate, e cila bart në vete shumë dyshime për vrasje, zhvatje, kërcënime e shantazhe.

E për tu kryer një hetim i thellë dhe i pavarur për SHIK-un, gjatë luftës dhe pas saj, duhet të dal në opozitë partia me të cilin udhëheq Kadri Veseli, PDK-ja.

Image
Faton Mehmeti

“SHIK-u edhe sot është në institucione, emëron njerëzit e saj në pozitat kyçe në çdo institucion relevante në vend. Prandaj, PDK-ja me çdo kush lufton të mbetët në pushtet, pasi është e vetëdijshme se me largimin e saj nga pushteti do t’i dalin në pah të gjitha mëkatet”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti thotë se është i bindur se gjëja e parë që opozita duhet të bëj është të largoj PDK-në nga pushteti, tek pastaj mund të flitet për hetimin e SHIK-ut, kësaj organizate fatkeqe, që i vrau vendit bijtë e saj më të mirë.

“Gjithsesi opozita nuk duhet të ndaloj së kërkuari një komision për hetim ndaj SHIK-ut, i cili përveç në PDK ka shtrirë rrënjët edhe tek disa parti të tjera, por që gjeneza mbetet në PDK”, thekson Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat