Koalicioni LDK-VV i mundshëm dhe i domosdoshëm për ta ndalur Thaçin

Politika

Koalicioni LDK-VV i mundshëm dhe i domosdoshëm për ta ndalur Thaçin

Nga: Nebi Ajeti Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 19:34
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Albin Kurti

“Sot mendoj dhe besoj se një koalicion midis këtyre dy formacioneve politike jo vetëm është i mundshëm, por është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm, sepse presidenti Thaçi e ka sjell Kosovën në ditën më të keqe të historisë së saj të pasluftës. Madje në ditë të këqija të krahasueshme me ato të paraluftës. Kurrë Kosova nuk ka qenë në një situatë të tillë si e pashpresë”, ka thënë për gazetën “Bota sot” prof. dr. Enver Bytyqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë dy partitë opozitare të cilat asnjëherë nuk janë parë duke qeverisur me vendin së bashku.

E një koalicion mes këtyre dy partive, do të shënonte edhe fundin e qeverisjes nga partitë të ashtuquajtura "krahu i luftës", si dhe do ta çlironin vendin përfundimisht nga krimi i organizuar.

Ndërsa, analistë e deputetë janë deklaruar për gazetën “Bota sot” se vetëm një koalicion ndërmjet LVV-së dhe LDK-së mund ta vërë në pyetje ekzistencën e krimit të organizuar dhe forcave destruktive në Kosovë.

Mustafa: Sa i përket koalicionit me VV-në, do përcaktohemi në procedura statutare

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për gazetën “Bota sot” patë deklaruar se sa u përket koalicioneve, për to do të përcaktohemi në procedura statutare, atëherë kur futemi në proces të zgjedhjeve.

“Me VV po bëjmë përpjekje të bashkërendisim veprimet si bllok opozitar në të mirë të vendit. Grupi ynë parlamentar po bën përpjekje të bashkëpunojë edhe me PSD-në dhe Alternativën. Sa u përket koalicioneve, për to do të përcaktohemi në procedura statutare, atëherë kur futemi në proces të zgjedhjeve” ka thënë Mustafa.

Haziri: LDK të dal me një listë të madhe zgjedhore

Ndërsa, për nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, koalicionet nuk po sjellin rezultatet e duhura.

“Nuk ka biseda për një listë të përbashkët zgjedhore. Koalicioni me AKR dhe Alternativën nuk e solli rezultatin e pritur. Unë si nënkryetar i LDK- së jam pro një liste të madhe të LDK- së dhe vetëm të LDK-së” ka thënë për gazetën “Bota sot”, Lutfi Haziri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat