Heshtja e Mogherinit ndaj provokimeve serbe dhe “kërcënimet” ndaj Kosovës

Politika

Heshtja e Mogherinit ndaj provokimeve serbe dhe “kërcënimet” ndaj Kosovës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:56
Federika Mogherini

Dje qeveria e Kosovës mori vendimin për rritjen 100 për qind të taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës.

Ky vendim ngjalli reagime të shumta, ku BE dënoi vendimin dhe kërkoi që taksat të hiqet, e reagimi i njëjtë ishte edhe nga Serbia, e cila kërkoi që kjo taksë për ta të hiqet.

Por që kryeministri Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet, derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Lidhur me këtë, kryetari i organizatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Mogherini e ka përmbushur obligimin e saj dhe tani radha është tek Kosova, por që vendimi është i provokuar, nën vëzhgimin e BE-së për 19 vjet, ndërsa që Serbia nuk duroi aspak.

“Shkëlqesia e saj Mogerini, e ka përmbushë obligimin dhe mandatin e saj. Tani topi/radha është jo vetëm te Kosova por edhe te Serbia - nëse do t i ndërpres provokimet?! Por, mendoj se kjo kërkesë është favorizuese për Serbinë dhe indinjuese për Kosovën. Ndoshta vendimi i Qeverisë së Kosovës është "i vrazhdë" por mendoj se është proporcionaldhe i provokuar, nën vëzhgimin e BE-së, për 19 vite rresht. Siç u pa Qeveria e Serbisë nuk duroias 19 minuta?!”, është shprehur ai.

Kaçaniku thotë se Qeveria e Kosovës nuk i mori parasysh të drejtat e konsumatorëve, ndërsa Qeveria e Serbisë kurrë nuk dha përgjigje.

Image
Selatin Kaçaniku

“E vërteta, as Qeveria e Kosovës nuk i mori parasysh të drejtat e obligimet as interesat e dinjitetine qytetarit konsumator taksapagues. Qeveria e Serbisë përkundër faktit se i adresuam shumë ankesa, kërkesa e propozime - kurrë nuk na dha përgjigje.BE-ja akoma nuk ka filluar të merret më për së afërmi me të drejtat e obligimet dhe interesat e dinjitetin tonë - të qytetarit konsumator taksapagues. Problemet e grumbulluara, duke e politizuar (Serbia) çdo gjëkonsumatore - shpërthyen me reagim, i cili, megjithatë, ishte më i butë seç e meritoi Serbia, i cili ishteshumë më i butë seç ishin provokimet 19 vjeçare”, ka vlerësuar ai.

Mirëpo, sipas tij, nëse do të konsultoheshin me organizatën Konsumatori, reagimi do të ishte më elegant,, konform ligjeve dhe duke e pasur parasysh qytetarin.

“Po, nëse do të konsultoheshim Org. KONSUJMATORI, ne, unë do të bënim reagimin në mënyrë më elegante,konform ligjeve, konform marrëveshjes CEFTA dhe gjithmonë duke e pasur parasysh edhe qytetarin konsumatortaksapagues. Krahas respektimit të plotë të ligjeve Kosova do të nënshkruante edhe Kontratë Bilaterale të Tregtisë -me të gjitha shtetet me të cilat ka raporte tregtare”, ka thënë kryetari i kësaj organizate.

Kaçaniku thotë se BE deri më tani ka shikuar dhe nuk ka reaguar ndaj Serbisë për shkelje të marrëveshjeve, por tani Kosova duhet të qëndrojë prapa vendimit që ka marrë dhe të mos e heq taksën.

“BE-ja këto provokime i "shikonte seri" dhe i lejonte të përshkallëzohen. Heshti edhe kur Serbia e shkelte hapur njërën nga 12 pikat e marrëveshjes për mospengimin reciprok të aktiviteteve ndërkombëtare - të gjithat me interes jetik përqytetarin konsumator taksapagues. Kosova, meqë nuk e zgjodhi modelin tonë për zgjidhjen më elegante, jopopulliste, jo me gara ndërpartiake, duke u dhënë përparësi "interesave ekonomike e biznesore " - duhet të qëndrojë këmbëngulës pranë vendimit të Taksës - duke u kthyer pranë tavolinës së bisedimeve, duke insistuar në respektimin edhe të të drejtave të qytetarit konsumator - ku bënë pjesë edhe qytetari konsumator serbë e minoritetesh tjera”, ka theksua ai për gazetën “Bota sot”.

Sipas Kaçanikut, Kosova duhet ta zbatojë vendimin, derisa tregon dhe çka duhet t’i kërkohet Mogherinit.

“Asnjë propozim që cenon të drejtat e obligimet dhe interesat e dinjitetin e qytetarit konsumator nuk duhet të pranohet. Këtë vendim Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë edhe ndaj të gjitha bizneseve, edhe donatorësh partish politike, nëse interesin e përfitimeve e kanë para interesit kombëtar. Shkelqësia e saj Mogerini duhet t’i kërkohet me këmbëngulësi, para se të vajtojë aq shumë për kërkesën e Serbisë të cilën e provokoi vet - ndaj edhe mund t’i bëjë zgjidhje vet, të ndalojë MENJËHERË eksportet/importet e kategorive/cilësive/klasave të diskutueshme të produkteve nga BE-ja, e që përmbushin aq standarde sa shtetet e vogla, si Kosova e disa tjera, edhe Serbia,  kanë kapacitete t’i analizojnë laboratorikisht dhe t’i detektojnë”, ka përfunduar Selatin Kaçaniku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat