Filloi loja fer Kosovë-Serbi: Haradinaj duhet t’i shpartalloj edhe...

Politika

Filloi loja fer Kosovë-Serbi: Haradinaj duhet t’i shpartalloj edhe...

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:32
Ramush Haradinaj

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka vendosur që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë të kenë taksa prej 100 për qind.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar dy shtetet të cilave iu është bënë taksja 100%, pra Bosnja dhe Serbia.

Ish-kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji, e ka quajtur të pamenduar mirë vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Image
Seremb Gjergji

“Besoj, se Kryeministri e di që gjatë vendimit për taksë, duhet të ketë edhe vendim që asnjë tregtar nuk guxon t'i ndryshoj çmimet në treg. Në Kosovë vetëm me 10% taksë, 100kg miell janë shtrenjtuar në € 40 euro; e nesër do të bëhen €50. Deri dje ishin €26 euro. Njësoi ka ndodhur edhe me të gjitha produktet serbe apo jo serbe. Edhe për ato që vijnë nga Gjermania. Qeveria duhet ta mbrojë qytetarin!”, shprehet Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Gjergji tregon edhe rastin kur Presidenti Trump aplikoi taksen e njëjtë për një sërë produktesh nga Kina dhe Turqia, ai mori vendim që çmimet e këtyre produkteve të mos rriten asnjë cent. “Kështu edhe ndodhi. Amerikanët i blinin produktet e njëjta, për çmimin e njëjtë. Taksen e paguante Kina dhe Turqia”, tregon ai.

Sipas tij, në Kosovë ndodhi e kundërta; ne qytetarët e Kosovës po e paguajmë taksen e Serbisë dhe BeH-së.

“Nëse ky vendim për të ndaluar rritjen e çmimeve nuk hyn në fuqi, atëherë, taksa s'ka asnjë efekt për Serbinë. Krejt bie në kurriz të qytetarëve. Poashtu, Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës duhet ta mendojnë Shqipërinë si alternativë. Ta heqin doganën me Shqipërinë dhe të aplikojnë lehtësi importi për mallrat që vijnë nga atje; njësoi sikur ka qenë me Serbinë”, pohon Gjergji.

Ai thekson se, ky vendim i Qeverisë është vështirë të qëndroi në vlerën 100%, por 18% do të ishte mirë dhe të aplikohet dogana për të gjitha prodhimet që vijnë nga këto dy vende.

“CEFTA e përcakton shumë mirë këtë çështje: Shteti mund të aplikoi çfarëdo takse për ta mbrojtur prodhimin vendor dhe interesin nacional. CEFTA e di që interesi nacional është më i rëndësishëm se tregtia e lirë. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar do t'i rekomandoi Qeverisë një sërë ndryshimesh që do ta fusë Serbinë dhe Bosnjën në trajtimin e njëjtë me vendet tjera të rajonit. Këtu fillon loja fer për të gjithë. Kosova ka duruar shumë deri me tash. Tash i mbetët Kryeministrit t'i shpartalloj edhe kontrabandat në veri dhe Kosova nuk do ta ketë asnjë krizë”, përfundon Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat