Qeveritarët të mos pranohen në asnjë kancelari, derisa nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Politika

Qeveritarët të mos pranohen në asnjë kancelari, derisa nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 22 nëntor 2018 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Diplomacia e Kosovës, po dështon dita ditës.

Përveç heqjes së njohjeve, Kosova po përballet me shumë ngecje në rrugën euro-atlantike.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit të Kosovës, bëjnë shpenzime enorme të buxhetit të shtetit për lobim. Por, pavarësisht kësaj, lobimi nuk është i nivelit të duhur për Kosovën. Një gjë e tillë u dëshmua së fundi edhe me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kosova mund të mbetet pa viza edhe në vitin 2019, për shkak të mospunës së politikanëve, e veçanërisht diplomacisë “së lodhur”.

Për shkak të mos punës së tyre, diplomatët tanë kanë filluar një rrufe kritikash ndaj Evropës, për shkak të procesit të liberalizimit të vizave, i cili është paralajmëruar se nuk do të përfundojë me sukses këtë vit.

Por, sa kanë punuar politikanët, institucionet dhe diplomatët e Kosovës në këtë drejtim që t’i plotësojnë të gjitha kriteret për liberalizim? Pse po kritikojnë ata dhe për mos punën e tyre po e hedhin fajin diku tjetër?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat