Taksa vazhdon, bizneset e papërgjegjshme nën llupën e autoriteteve

Politika

Taksa vazhdon, bizneset e papërgjegjshme nën llupën e autoriteteve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Foto

Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kanë filluar hetimet ndaj disa bizneseve që i kanë ngritur artificialisht çmimet pas vendosjes së taksës për prodhimet e Serbisë. Drejtuesit e këtyre institucioneve paralajmërojnë edhe ndëshkime financiare.

Inspektorati i Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve kosovare pas vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës kufitare prej 100% për prodhimet serbe.

Inspektorët po i mbikëqyrin bizneset, të cilat po i ngrenë artificialisht çmimet për t’i rritur përfitimet e tyre në kurriz të konsumatorëve kosovarë.

“Jo që e kemi shtuar numrin e inspektorëve, por i kemi bashkërenditur veprimet tona nëpër komuna. Në çdo komunë jam në komunikim me inspektorët. Ne kemi filluar me mbikëqyrje, sot jemi në Prizren me një aksion. Ky aksion do të vazhdojë në Gjakovë, në Pejë, në Prishtinë e në Gjilan, nëpër të gjitha komunat. Sot e kemi aksionin te furrat e bukës, pasi çmimi është ngritur”, ka thënë për “Zërin” kryeinspektori Lulzim Syla.

Aksion të ngjashëm ka filluar të bëjë edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), duke formuar grupin punues hetues për t’i monitoruar çmimet në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat