Krasniqi për taksën: Asnjë vendim në Qeveri s’mund të merret pa PDK-në

Politika

Krasniqi për taksën: Asnjë vendim në Qeveri s’mund të merret pa PDK-në

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Ai ka thënë se mbledhja e sotme nuk ishte urgjente, por ishte e rregullt, pasi që partia është në mes të procesit zgjedhor,

“Mbledhja nuk ishte urgjente por e rregullt. Nuk ka mbledhje në PDK mes anëtarëve dhe ministrave. Ne patëm diskutime dhe për situatën e sigurisë në veri, është shqetësuese nëse kjo degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje që mund të nxiten. Është e rëndësishme të garantojmë qytetarët kosovarë se askush nuk do të cenohet në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.

Ai para gazetarëve ka folur edhe për vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj që të rris taksën 100% për produktet serbe.

“PDK është pjesë e Qeverisë  dhe asnjë vendim s’mund të merret pa u mbështet nga PDK. Ende pa u marr ai vendim, unë vet kam propozuar të ritet taksa 25-50% e pastaj u propozua të rritet në 100. Kjo gjeti edhe mbështetjen e PDK-së dhe ministrave të saj”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat