Salihaj: Vrasësit e Xhemail Mustafës janë këtu para syve tanë, në majat e pushtetit

Politika

Salihaj: Vrasësit e Xhemail Mustafës janë këtu para syve tanë, në majat e pushtetit

Nga: N.A Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:32
Adem Salihaj, Enver Maloku dhe Xhemail Mustafa

Data 23 Nëntor shënon 18 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit bashkëpunëtorit të afërt të ish presidentit Rugova dhe ish kolumnistit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhemail Mustafa.

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, në një bisedë me gazetën “Bota sot”, ka thënë se vrasësit e Mustafës janë këtu, para syve tanë, në majat e pushtetit dhe kanë në dorë policinë, prokurorinë dhe gjyqësinë, kështu që nuk lejojnë zbardhjen e asnjë vrasjeje politike.

Ndërsa, Salihaj shprehet skeptik sa i përket Gjykatës Speciale.

“Vrasja e veprimtarit të shquar dhe bashkëpunëtorit e mikut të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka mbetur e pandriçuar sepse vrasësit janë këtu, para syve tanë, në majat e pushtetit dhe kanë në dorë policinë, prokurorinë dhe gjyqësinë, kështu që nuk lejojnë zbardhjen e asnjë vrasjeje politike” ka thënë ai.

Image
Adem Salihaj

Salihaj ka theksuar se Gjykata Speciale mund të përdoret si mjet shantazhi ndaj politikanëve të Kosovës.

“Vrasjet politike do të zbardhen vetëm atëherë kur ky popull i shporrë nga pushteti vrasësit dhe i qet para drejtësisë. Lidhur me Gjykatën Speciale jam skeptik, nuk kam shumë besim në të, sepse ka mundësi të përdoret si mjet shantazhi ndaj politikanëve të Kosovës për arritjen e qëllimeve të vendeve të ndryshme në dëm të Kosovës” ka përfunduar ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Mustafa u vra në hyrje të banesës së tij nga dy njerëz të panjohur, teksa po kthehej nga puna në orët e pasdites.

Kjo vrasje përbën një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura menjëherë pasluftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat