Haziri: Barrikadat në veri të Mitrovicës, skenar i Beogradit zyrtar

Politika

Haziri: Barrikadat në veri të Mitrovicës, skenar i Beogradit zyrtar

Nga: D.B Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:52
Ura e ibrit

Vendosja e taksës 100% për mallrat të cilat importohen nga Serbia, të cilat i ka vendosur Kosova ditë më parë, ka tronditur dhe inatosur jo vetëm politikën e Beogradit por edhe serbët që jetojnë në Veri të Kosovës, të cilët në shenjë revolet kanë paralajmëruar barrikada.

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë për “Bota sot” se ka qenë është e pritshme që serbët në pjesën veriore të vendit të vendosin barrikada si përgjigje ndaj taksës së vënë nga qeveria e Kosovës, për mallrat që importohen nga Serbia në masën 100%.

Sipas tij, kjo është një formë e njohur e serbëve për ta kundërshtuar autoritetin shtetëror të Prishtinës zyrtare.

Image
Nexhat Haziri

“Këto barrikada po përkrahën dhe pa dyshim se janë me skenar të Beogradit zyrtar. Dhe ajo që iu duhet në këto momente institucioneve të Kosovës është një dialog i afërt më organizmat ndërkombëtar për t'iu bërë e ditur se masa nuk do të mënjanohet por as nuk do të tolerohet vënia e barrikadave në rrugë nga serbet lokal të instrumentalizuar nga Beogradi zyrtar. Tani ka mundësi që të vije deri të eskalimi i situatës e që mund stimulohet jo vetëm nga Beogradi zyrtar por edhe nga disa faktor politik me peshë në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdohet me agjendën e nisur nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë për ndarjen përfundimtare të Kosovës në vija etnike”, ka thënë opinionsti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat