“Taksa nuk është jetëgjatë, populli t’i bojkotojë produktet serbe”

Politika

“Taksa nuk është jetëgjatë, populli t’i bojkotojë produktet serbe”

Nga: G.B Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Së fundmi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendos taksën 100 për qind për produktet serbe dhe ato të Bosnjës.

Reagime të shumta pati lidhur me këtë taksë, ku BE dhe Serbia kërkuan që vendimi të tërhiqet.

Por që kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet, derisa Kosova të njihet si shtet i pavarur nga Serbia.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova nuk mund të vendos taksë, pasi si shtet ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë e të ndërsjellë, por këtë mund ta bëjnë qytetarët duke bojkotuar produktet serbe.

Image
Rexhep Shahu

“Kosova dhe askush nuk mundet të vendosë taksa të njëanshme me vendime e me ligje e me urdhra, pasi Kosova si shtet ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë e të ndërsjellë. Por këtë vendim mund ta marrin qytetarët e Kosovës, pa vendime qeverie, pa urdhra shtetërore”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, taksa mund të mos jetë afatgjatë dhe thotë se BE natyrshëm del në krah të Serbisë lidhur me këtë vendim.

“Taksa 100 për qind nuk mund të jetë jetëgjatë dhe nuk jam për vendime partizane e të përkohshme. BE natyrshëm del në krah të Serbisë pasi Kosova kërkon integrim në BE dhe nuk ka integrim me taksa të tilla. Por popullata mundet të marrë vendime të tilla dhe bojkoti është më i mire se sa vendimet e tilla që nuk besoj të jenë jetëgjata”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat