Vjen thirrja nga Kelmendi: Të ndalet Thaçi dhe Serbia

Politika

Vjen thirrja nga Kelmendi: Të ndalet Thaçi dhe Serbia

Nga: N.H Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Ketë reagim e ka komentuar edhe profesori i shkencave të politikës.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Jeton Kelmendi, në një bisedë të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se veprimi i qeverisë duhet përshëndetur, mirëpo, sipas tij, këtu shihet edhe një “qyqarllak” i kësaj qeverie edhe i asaj paraprake.

Image
Jeton Kelmendi

“Reagimi nga ana e Bashkimit Evropian për ngritjen e taksës ndaj Serbisë, gjegjësisht ndaj dy shteteve që po e pengojnë integrimin dhe prosperimin e vendit, mendoj se duhet përshëndetur. Por, këtu shihet një “qyqarllak” edhe i kësaj qeverie edhe i asaj paraprake dhe Bashkimi Evropian thotë se Kosova duhet të lëshoj pe. Kosovën e ka futur në një regres të thellë aventura e presidentit Thaçi, ka rritur apetitet së bashku me Serbinë kanë krijuar pika strategjinë për ta ndarë Kosovën dhe kjo si duket ja prishi pak Thaçit, sepse edhe kur e bëri në fillim me 10 për qind Qeveria Haradinaj kishte një qortim nga presidenti Thaçi. BE është mësuar ta qortojë Kosovën, prandaj edhe e kemi pritur këtë reagim nga ana e Mogherinit”, ka thënë Kelmendi.

Me tej, ai ka shtuar se veprimi i fundit i qeverisë nuk është e mjaftueshme. Kelmendi propozon se Kosova duhet t’i vendos embargo këtyre dy shteteve, pasi kjo teori siç ka thënë ai njihet nga e gjithë bota.

“Kjo nuk është e mjaftueshme. Kosova është dashur që të deklaroj jo ngritje 100 për qind, por embargo ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ketë teori të marrëdhënieve ndërkombëtare e njeh e gjithë bota. Kësisoj nuk është dashur vetëm kjo ngritje por një bllokim total, i cili është dashur të ndodh qysh moti, por tragjikisht me Thaçin në krye nuk ka mundur të ndodh dhe unë jam skeptik se kjo qeveri do mund të qëndroj”, ka thënë ai.

Profesori i shkencave të politikës ka theksuar se qeveria duhet t’i përgjigjet Serbisë në të gjitha sferat, sepse vetëm kështu kjo e fundit do të detyrohet ta njeh Kosovën.

Krejt në fund, ai ka thënë se ideja e Thaçit për korrigjim ka qenë e gabuar, ndërsa ka propozuar se presidenti i Kosovës dhe shteti serb duhet të ndalen nga veprimet e tyre.

“Qeveria duhet t’i përgjigjet Serbisë në të gjitha sferat. Sepse nëse Serbia nuk na njeh diplomat, nuk duhet t’i njohim as ne atyre. Nëse Serbia nuk na njeh targat edhe ne nuk duhet t’i njohim. Nëse Serbia nuk njeh funksionimin e Republikës së Kosovës, as ne nuk duhet ta njohim. Pra, duhet të jemi të barabartë në mënyrë që në këtë gjuhë t’i përgjigjemi, ndryshe ajo do të detyrohet të na njoh. Njëjtë ka qenë edhe gabimi antishqiptar i përgatitur nga Thaçi me segmentet e tij dhe tani duhet të ndalet, pra të ndalet një herë e përgjithmonë edhe Thaçi si dhe Serbia”, ka përfunduar Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat