Kështjella e Rozafës, liberalizimi i vizave për Kosovën

Politika

Kështjella e Rozafës, liberalizimi i vizave për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Ilustrim

Analisti politik Ismet Haziri, pohon se, Kosova dhe liberalizimi i vizave i ngjanë legjendës së Kështjellës së “Rozafës”, vetëm se dallimi qëndron në mënyrën e ndërtimit, sepse kështjella është ndërtuar ditën dhe është rrënuar gjatë natës, kurse puna për ndërtimin dhe arritjen e plotësimit të standardeve për liberalizim me politikë bërjen dhe diplomacinë  e vobektë të Kosovës është rrënuar edhe gjatë ditës dhe gjatë natës.

“Kritika ndaj BE-së dhe adresimi i fajësisë, se ata na paskan fajin, pse ne nuk kemi kapacitete për të arritur standardet për liberalizim, vetëm sa tregon se sa qyqarë jemi dhe sa larg që kemi të arrimë njohurit  elementare të përfaqësimit diplomatikë. MPJ e Kosovës është mirë që së pari të rishikojë se me cilin staf po ndërton politika të jashtme, kush janë ata diplomatë dhe ku e kanë bërë karrierën diplomatike, përveç që janë sorollatur nëpër kancelaritë e partive si militant për të pritur e kapur rastin që të punësohen diku”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, shteti nuk ndërtohet  nëse hallkat shkëputen. 

Image
Ismet Haziri

“Të marrim shembullin e SHBA-së të cilat e bëjnë të pamundurën të absorbojnë trurin e Botës, me qëllim që të zhvillohen e të arrin përherë inovacione e zhvillim për të mbajtur hapin e të parit për të gjitha fushat, kurse politika ne Kosovë e ndërton shtetin me të dëgjueshmit dhe servilet, në kontekst të kësaj asnjë diplomaci nuk është e zonja për t`u përballur me lobimin e jashtëm dhe nuk i arrin as objektivat e brendshme për t` i plotësuar këto standarde”, deklaron ai.

Ai tutje pohon se, zgjatja nga ana e BE-së për politikanët tonë që herë të shijojnë shijen e shkopit dhe herë të karotës është një mësim i mirë që këta duhet të jenë konsiston e kredibil në qëndrime, nëse nuk posedojnë me këto kapacitete edhe duhet të ikin.

“Krekosja e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministres së Integrimeve  se u lodhën sa shumë punë që kanë bërë, po bie se më shumë paskan bërë turizëm e kënaqësi se sa punë. Një gjë tjetër me rëndësi që duhet mësuar njëherë e mirë, është fakti se nuk duhet për të dhënë të “Dhimbshmen” për ta kapur të “Këndshmen” sepse ne po mbesim pa asnjërën, sikur që ndodhi me demarkacioni me Malin e Zi, që tani nuk e kemi as tokën e as liberalizimin dhe kësi gabimesh kemi bërë goxha shumë gjatë shtet ndërtimit. Në fund/ dua të potencojë, se BE bënë gabimin më të madh që mbanë një lagje të vogël të Evropës, Kosovën te izoluar, ngase ky popull duhet të dekorohet me çmimin “Nobel” për durim që po ka ndajë politikanëve sa të dobët, aq të pa mëshirshëm ndaj popullit të Kosovës”, përfundon Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat