Kritikat e liderëve tanë ndaj BE-së, marrëzi e llojit të vet

Politika

Kritikat e liderëve tanë ndaj BE-së, marrëzi e llojit të vet

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:01
Flamuri i Kosovës dhe BE-së

Diplomacia e Kosovës, po dështon dita ditës.

Përveç heqjes së njohjeve, Kosova po përballet me shumë ngecje në rrugën euro-atlantike.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit të Kosovës, bëjnë shpenzime enorme të buxhetit të shtetit për lobim. Por, pavarësisht kësaj, lobimi nuk është i nivelit të duhur për Kosovën. Një gjë e tillë u dëshmua së fundi edhe me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kosova mund të mbetet pa viza edhe në vitin 2019, për shkak të mospunës së politikanëve, e veçanërisht diplomacisë “së lodhur”.

Për shkak të mos punës së tyre, diplomatët tanë kanë filluar një rrufe kritikash ndaj Evropës, për shkak të procesit të liberalizimit të vizave, i cili është paralajmëruar se nuk do të përfundojë me sukses këtë vit.

Por, sa kanë punuar politikanët, institucionet dhe diplomatët e Kosovës në këtë drejtim që t’i plotësojnë të gjitha kriteret për liberalizim? Pse po kritikojnë ata dhe për mos punën e tyre po e hedhin fajin diku tjetër?

Image
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku thotë se, të kritikat ndaj BE-së janë marrëzi e llojit të vet.

“Të kritikosh BE-në një gjigant në politikën botërore është një marrëzi e llojit të vet, kur kësaj i shton edhe arsyen e kësaj kritike atëherë kjo është mjerim pasi që liberalizimi i vizave që nga fillimi kusht e kanë pas luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e jo demarkacionin me Malin e Zi. Ky kushti i fundit u kërkua ti vihej kusht pasi që nuk kishin vullnet për të luftuar kushtin e parë”, thotë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ajo shton se, sot ne jemi pa liberalizim pasi që Qeveria nuk e ka plotësuar kushtin e parë, atë të luftimit të krimit te organizuar dhe të korrupsionit.

“Kosova do të i bashkohet familjes së madhe Evropiane atëherë kur të luftojë dukuritë negative veprime këto që duhet bërë për interesat e popullit të Kosovës e jo pse po na kërkohet. Nga kjo rrjedh se më e interesuar për mirëqenien e popullit tone është BE ja se Qeveria jonë. Dhe në këtë gjendje faji i BE-së është se këta qeveritar nuk duhet të pranohen në asnjë kancelari derisa nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, përfundon deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat