Bashkëpunëtori i Haradinajt Milan Radojiçiq, në arrati

Politika

Bashkëpunëtori i Haradinajt Milan Radojiçiq, në arrati

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 nëntor 2018 Në ora: 19:42
Pamjet e aksionit të Njësisë Speciale në Veri dhe dëshmitë e konfiskuara gjatë aksionit.

Mëngjesi i së premtes ishte më ndryshe në Mitrovicën veriore. Njësia Speciale e Kosovës, njësiti ROSU kishte filluar një aksion për të arrestuar të dyshuarit në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ata kanë arritur që të arrestojnë katër persona në këtë rast, mirëpo i kërkuar, i cili edhe ishte cak i këtij aksioni Millan Radojiçiq një nga figurat kryesore të komunitetit serb në veri, i portretizuar si kriminel, ka arritur që të ikë nga Policia e Kosovës.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU, kanë arrestuar në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.

Aty është arrestuar edhe Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Caku kryesor i aksionit të policisë në veri të Mitrovicës, ka qenë arrestimi i Milan Radojiçqit, nënkryetarit të Listës Serbe, pasi që edhe emri i tij lidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Mësohet se mësymja e njësive speciale për këtë person, është dekonspiruar, dhe atë nga dikush në Prishtinë.

Burime nga organet e drejtësisë dhe të atyre të rendit, kanë thënë që besojnë se Radojiçiq është paralajmëruar nga dikush për aksionin. Kjo ka bërë që ai të ikën dhe t’i shpëtojë arrestimit.

Prokurori i rastit Ivanoviq, Sylë Hoxha, nuk e ka pohuar, e as mohuar, se Radojiçiq ka qenë cak tjetër i aksionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat