Njohësi i çështjeve juridike: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:05
Qeveria Haradinaj

Partitë politike kanë filluar t’i shtojnë intensivisht aktivitetet e tyre në terën. Përfaqësuesit e subjekteve politike si nga pozita ashtu edhe nga opozita takimet e tyre mobilizuese tashmë i kanë bërë edhe ditore me strukturat e tyre në pothuajse të gjitha degët e tyre në mbarë Kosovën.

Lidhur me ketë çështje ka folur edhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese.

Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë larg dhe se Qeveria Haradinaj de-fakto është jo ekzistuese.

Sipas tij, shkarkimi i qeverisë aktuale është vetëm çështje formale, derisa ka thënë se pak vota nevojiten për të rrëzuar ketë qeveri të dobët.

Image
Blerim Burjani

“Zgjedhjet sigurisht nuk do të jenë larg, dhe se kjo qeveri de-fakto është jo ekzistuese, vetëm e pret shkarkimin kur të vjen koha, tash apo pas 5 muajve. Pra s’ka gjë prej kësaj qeverisje e cila është e dobët, jo efikase dhe e papjekur profesionalisht e përberë me njerëz të dyshimtë për vepra penale, me zhvatës, të korruptuar dhe të dyshuar që një kohë të gjatë, atëherë këtu s’ka gjë, pritet vetëm shkarkimi formal. Pak vota nevojiten për të rrëzuar ketë qeveri të dobët”, ka thënë Burjani.

Në fund, ai ka nënvizuar se ditët janë të numëruara për ketë qeveri, që udhëhiqet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ditët janë të numëruara të kësaj qeverie. Tash edhe PDK edhe NISMA po bëhen gati për zgjedhje, pra nuk shkon gjatë kjo çështje”, ka përfunduar Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat