Momenti më i volitshëm për hapjen e një tregu kombëtar pa pengesa burokratike

Politika

Momenti më i volitshëm për hapjen e një tregu kombëtar pa pengesa burokratike

Nga: D.B Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Kohezioni politik dhe diplomatik kërkon që veprimet e Qeverisë dhe të institucioneve në vendime që kanë të bëjnë përtej kufijve të Kosovës të jenë mirë të harmonizuar e koordinuar me tre partnerët tonë strategjik e që janë SHBA, Gjermania dhe Anglia.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vendimet e marruara nga Qeveria dhe Kosova duhet të jenë të qëndrueshme politikisht dhe të mbrojtura nga forcat e duhura, të cilat sipas nevojës duhet te involvohen për zbatim dhe ekzekutim.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, vendimi i Qeverisë Haradinaj është për tu mbështetur, megjithatë nuk ka qëndrueshmëri nga aspekti i ligjshmërive ekonomike dhe politikave që po ndjekë BE për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve e mallrave.

“Sa e kemi Serbinë nën embargo, është një moment i mirë që të hapet një treg i hapur kombëtar, pa pengesa burokratike e administrative, pa taksa e pa barriera absurde, po ashtu Kroacia është vendi shumë mik i Kosovës, që me vendosmëri po mbronë interesat e Kosovës në organizmat Evropian. Tregtarët duhet të vetëdijesohen në mënyrë që të orientohen drejtë këtij tregu, aty ku mund të ngritën urat e bashkëpunimit e zhvillimit të sigurt. Dhe gjithashtu nuk duhet bërë plane e kërcënime nga profiti i parasë tonë, të krekoset e të kërcënohet Serbia ndaj Kosovës. Masat proteksionist nuk qëndrojnë gjatë, por riorientimi i importit është realisht i mundur, prandaj Qeveria Haradinaj, nuk ka se përse qëndron në kabinete, por duhet t`i përvishet takimeve me qëllim që Serbia të jetë vendi ku duhet të kërkojë së pari normalizim, pastaj bashkëpunim, natyrisht nëse Kosova ka interesa biznesi”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat