Edi Rama dhe “gomarët”, politologu tregon se kush duhet të ankohet për fjalorin e kryeministrit shqiptar

Politika

Edi Rama dhe “gomarët”, politologu tregon se kush duhet të ankohet për fjalorin e kryeministrit shqiptar

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:41
Edi Rama

“Gomar” i quajti sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të gjithë ata që e quajnë tradhtar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e korrigjimit të kufijve.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Rama po ashtu tha “What the fuck” për Serbinë, kur foli për taksën e vendosur së fundmi nga Kosova ndaj produkteve serbe.

Lidhur me gjuhën e përdorur sot në Pejë nga Edi Rama, politologu Ramush Tahiri, ka thënë se ai është fjalor i kryeministrit Rama, me të cilin karakterizohet dhe nuk mund të ndryshohet, ndërsa sa është i rëndë varet nga çështja që trajtohet

“Është fjalor i Kryeministrit të Shqipërisë zotëri Edi Rama me të cilin karakterizohet dhe duke marrë parasysh moshën dhe përvojën e tij ai nuk mund të ndryshohet edhe në rast se kritikohet ose në rast se lëvdohet, A është i rëndë apo lehtë varet nga çështja që trajtohet dhe nga momenti kur trajtohet si dhe nga porosia që dëshirohet të përcillet”, është shprehur ai.

Image
Ramush Tahiri

Sa i përket çështjes së gomarit, ai vlerësohen se do të duhej të reagonin shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, pasi në këtë rast është përdorur pa nevojë.

“Çështja e gomarit më shumë në këtë rast i përket reagimit të shoqatave të mbrojtjes së kafshëve sepse duket qartë se në këtë kontekst të një vlerësimi të një situate politike si shembull është përdorur fare pa nevojë dhe në mënyrë jo adekuate. Gomari është një kafshë shtëpiake shumë e dobishme e përgjegjshme, që i kryen të gjitha punët. me përkushtim dhe me shumë pak shpenzime”, ka vlerësuar Tahiri.

Ai thotë se të gjithë ata që e quajnë tradhtar Thaçin do të mund të cilësoheshin ndryshe nga Rama dhe jo duke përdorur shembull nga bota shtazore për të vlerësuar, pasi ka qenë jo e duhur.

“Ata që sot e quajnë Presidentin e Kosovës zotëri Hashim Thaçin që ishte edhe drejtues i UÇK-në që e udhëhoqi luftën çlirimtare të popullit për liri, tradhtar këtë mund ta kenë bindje, mund ta kenë qëndrim politik, mund ta kenë fushatë, mund ta kenë akuzë... mund ta kenë mjet për të eliminuar nga posti shtetëror dhe nga skena politike por mund të jetë edhe paragjykim... Të gjitha këto mund të cilësoheshin nga kryeministri Rama pa marr shembull nga bota shtazore, por duke vlerësuar si jo dashamirës, jo konstruktiv, jo të dobishëm, jo unifikues ose edhe të papërgjegjshëm”, ka deklaruar politologu Ramush Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat