Vrasja e Ilir Konushevcit, turp i Shqipërisë dhe Kosovës, rivarrimi nuk e amniston krimin

Politika

Vrasja e Ilir Konushevcit, turp i Shqipërisë dhe Kosovës, rivarrimi nuk e amniston krimin

Nga: D.RR Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Ilir Konushevci

Pas ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, edhe heroit Ilir Konushevci do t’i prehen eshtrat në vendlindje. Që të dy bëjnë pjesë në listën e heronjve të vrarë nga persona të panjohur në Shqipëri.

Eshtrat e heroit Ilir Konushevci kanë arritur të hënën në Kosovë. Pas zhvarrimit në Tiranë, eshtrat e tij me ceremoni janë sjellë në Kosovë, ku sot (e martë) do tu bëhet rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Në Prishtinë, tash e tutje do të prehet i qetë edhe dr. Hazir Mala, i vrarë po ashtu në Shqipëri bashkë me Ilir Konushevcin.

Të dy heronjtë do pushojnë përjetësisht krah kolonel Ahmet Krasniqit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e Kosovës.

Por, sjellja e eshtrave të Ilir Konushevcit në vendlindje, nuk po e sjellë edhe drejtësinë e munguar tash e sa vite. Ende mbetet enigmatike se kush i vrau Ilir Konushevcin e Hazir Malën.

Vrasja

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku më së paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb (së paku kështu thuhet), së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror.

Edhe pse ende thuhet se Iliri u vra në pritën e organizuar nga armiku serb, vrasja e tij mbetet shumë enigmatike dhe e dyshimtë.

Avni Ajeti: Moszbardhja e vrasjes së Ilir Konushevcit, turp për Kosovën dhe Shqipërinë

Image
Avni Ajeti

Ish bashkëluftëtari i Ilir Konushevcit dhe Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, flet për “Bota sot” lidhur me rolin e Ilirit në luftë duke treguar se çfarë ndodhi me të dhe me Ilirin pas vrasjes së Zahir Pajazitit.

“Roli i Ilir Konushevcit në kohën kur vepruam ishte i pazëvendësueshëm, ishte njeriu qe e zëvendësoj Zahirin, i ra mbi supe i gjithë organizimi i logjistikës për UÇK-në. Unë, Iliri dhe Shaip Haziri, pasi morëm lajmin për vdekjen e Zahir Pajazitit, është dashtë të largohemi prej Kosovës sepse ne jemi dekonspiruar dhe kemi qëndruar në Shqipëri dhe pastaj ajo lufta mori përmasa më të mëdha nga një luftë guerile në një luftë frontale dhe ne atje u mobilizuam me detyra si armatimi, furnizimi dhe pastaj ndodhi edhe vrasja e familjes Jashari dhe më vonë edhe ndihma e ndërkombëtarëve”- tregon Ajeti për “Bota sot”.

Roli i Ilir Konushevcit, sipas Avni Ajetit ishte i pazëvendësueshëm, pasi ai ishte njeriu që e zëvendësoi Zahir Pajazitin, duke marrë mbi super gjithë organizimin e logjistikës për UÇK-në.

“Unë, Iliri dhe Shaip Haziri, pasi morëm lajmin për vdekjen e Zahir Pajazitit, është dashtë të largohemi prej Kosovës sepse ne jemi dekonspiruar dhe kemi qëndruar në Shqipëri dhe pastaj ajo lufta mori përmasa më të mëdha nga një luftë guerile në një luftë frontale dhe ne atje u mobilizuam me detyra si armatimi, furnizimi dhe pastaj ndodhi edhe vrasja e familjes Jashari dhe më vonë edhe ndihma e ndërkombëtarëve”- rrëfen Ajeti për “Bota sot”.

Edhe Avni Ajeti, ka dyshime rreth vrasjes së Ilir Konushevcit.

Ajeti, vrasjen e tij e pazbuluar e quan turp të rëndë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai thekson se, vrasja e Ilir Konushevcit është një krim mirë i organizuar dhe sipas tij është koha e fundit që të zbardhet kjo vrasje.

“Tani pas 20 viteve të flasim për vrasjen e pa zbuluar të Ilirit nga shteti Shqiptar si Shqipëria ashtu edhe Kosova, është turpi më i rëndë. Në këtë rast flet shumë, pra për një krim të organizuar dhe jam shumë i bindur që nuk e lë të qetë, prandaj është koha e fundit që të zbardhet kjo vrasje”.

Kujtojmë se, Avni Ajeti ishte guerili më i ri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi përkrah heronjve të mëdhenj si Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci e shumë të tjerë.

Dyshimet

Është e qartë se shërbimi sekret serb, i njohur si UDB dhe njerëzit e saj në Shqipëri mund të kenë qenë dorasit e vrasjes së Ilir Konushevcit. Për disa kohë është folur për një telefonatë, një natë para ngjarjes, telefonatë e ardhur nga larg, që caktonte shumën që duhej për një vrasje, e kjo mund të jetë njëra ndër pistat e kërkimit të së vërtetës. Zërat nga larg, herë herë të njohur, e herë herë të panjohur, nuk shfaqen për herë të parë në historinë e politikës sonë në dekadat e fundit.

Periudha e vrasjes së Ilirit është edhe njëra nga pikat kyçe, kur në strukturat e luftës kishte zhvillime të ndjeshme dhe, pse të mos cilësohet, figura e Ilirit u bënte hije shumë vetëve që donin veten në pamjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat