Krasniqi tregon si duhet të veprojnë institucionet pas dorëheqjes së kryetarëve serbë

Politika

Krasniqi tregon si duhet të veprojnë institucionet pas dorëheqjes së kryetarëve serbë

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë sot dorëheqje, për shkak të taksës 100 për qind të Kosovës ndaj Serbisë.

Në shenjë kundërshtimi për këtë taksë, në Mitrovicë banorët serbë kanë mbajtur dhe protesta, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kryetarët janë dorëhequr me urdhër të Beogradit, në mënyrë që Kosova ta heq taksën për Serbinë dhe nëse Kosova i bindet kërkesave të tyre, atëherë dorëzohet ndaj Serbisë.

Image
Faik Krasniqi

“Udhëheqësit e Veriut të Kosovës gjithmonë kanë qenë të ndikuar dhe dirigjuar nga Beogradi. Prandaj, nuk jam aspak i habitur nga ky veprim i tyre. Ata me urdhër të Beogradit kanë marrë një veprim të tillë, në mënyrë që Qeveria e Kosovës të heq taksën e vendosur për prodhimet e Serbisë. Por nëse Prishtina zyrtare i bindet kërkesave të këtyre politikanëve serbë, atëherë po dorëzohen përballë Serbisë”, është shprehur ai.

Se si duhet të veprojnë Institucionet e Kosovës, Krasniqi thotë se duhet të shpallen zgjedhje të reja atje dhe të mos u bindet urdhrave të tyre.

“Të shpallin zgjedhjet e reja atje, dhe në asnjë mënyrë t'u bindet urdhrave të tyre. Vetëm ta paramendojmë që shqiptarët e tre komunave në Kosovën Lindore, u shkelen të drejtat dhe asnjë reagim as nga Kosova e Shqipëria dhe as nga BE-ja. Edhe ne duhet t'i nxisim shqiptarët atje që të veprojnë ashtu siç po veprojnë serbët e Veriut të Kosovës. Çdo gjë reciprocitet. Në të kundërtën Serbia do tallet gjithmonë me ne”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat