Imeraj: Bashkimi Kombëtar mund të zgjidh çështjet e hapura të shqiptarëve

Politika

Imeraj: Bashkimi Kombëtar mund të zgjidh çështjet e hapura të shqiptarëve

Nga: D.B Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:53
Skenderbeu

Historiani Shkodran C. Imeraj ka thënë se për “Bota sot” se 28 Nëntori i vitit 1912 apo 106 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është një ngjarje kulmore për shqiptarët e Kosovës.

Image
Shkodran C. Imeraj

Sipas tij, edhe përkundër që Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e të gjitha tokave shqiptare me vendimin e konferencës së Londrës, tokat shqiptare mjerisht u copëtuan dhe u ndanë në disa shtet.

“Edhe pse 106 vjet pas shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete, megjithatë ne  gëzojmë dy shtete. Shqiptarët janë element konstutiv dhe shtet formues në Maqedoni dhe në Mal të Zi ndërsa në Greqi dhe në Serbi shqiptaret nuk gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë 106 vjetor se rruga më e mirë për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Ballkan është Bashkimi Kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar. Vetëm Bashkimi i shteteve shqiptare mund të zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjet e hapur të shqiptarëve kudo që janë në Ballkan”, ka thënë historian Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat