“Thaçi po manipulon, SHBA nuk e mbështetë agjendën e tij për ndryshimin e kufijve”

Politika

“Thaçi po manipulon, SHBA nuk e mbështetë agjendën e tij për ndryshimin e kufijve”

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi dhe Mike Pompeo

Pas takimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë për media, në të cilën shprehet mbështetja për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur më këtë deklaratë, analisti politik, Nexhat Haziri i ka thënë gazetës “Bota sot” se SHBA-ja nuk e përkrah marrëveshjen të cilën synon presidenti Thaçi

“Është një deklaratë që është përsëritur vazhdimisht nga administrata amerikane për mbështetjen që Uashingtoni zyrtar i jep bisedimeve Kosovë Serbi dhe inkurajimit të palëve për të arritur një marrëveshje afatgjate në mes të dy shteteve. Por kjo nuk do të thotë dhe nuk duhet lexuar se administrata amerikane përkrah edhe marrëveshjen që synon presidenti Thaçi sipas modelit të dyshes Rama Vuqiqi mbi ndarjen në baza etnike të Kosovës” ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Haziri ka thënë se pret që Thaçi ta shfrytëzoj këtë deklaratë të SHBA-së për të ta manipuluar opinionin, sidomos tani në rrethanat e përkeqësimit të raporteve me Serbinë pas vënies së taksës prej 100 % për mallrat serbe.

“Unë pres që presidenti Thaçi ta shfrytëzoj këtë deklaratë në tentimin e tij për ta manipuluar opinionin sidomos tani në këto rrethana të përkeqësimit të raporteve me Serbinë pas vënies së taksës prej 100 % për mallrat serbe, gjoja se SHBA-at përkrahin agjendën e tij për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh e që në fakt është ndarja territoriale e Kosovës e më këtë edhe humbja e shtetësisë së saj. E gjitha që ky njeri mundohet ta interpretoj deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeu si një mbështetje amerikane për agjendën e tij gjoja për një marrëveshje me Serbinë mbi bazat e ndryshimit të kufijve të Kosovës, thjeshtë është manipulim i tij”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat